web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘PS, gati për reformën zgjedhore’/ Gjiknuri, thirrje partive politike

24 Maj 2022, 09:14, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka qenë pjesë në konferencën për votën e emigrantëve.

Gjiknuri tha se KQZ-ja mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t?u diskutuar, me qëllim implementimin, por nga ana tjetër ka theksuar se duhet sensibilizimi i qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e listave.

Ndër të tjera, Gjiknuri tha se PS-ja është gati për reformën zgjedhore dhe u ka bërë thirrje palëve politike të marrin pjesë në komision.

?KQZ-ja  është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi nje regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do të llogaritet aty, nga ana tjetër mund të dalin probleme në skemën që ju mund ta merrni përsipër, KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t?u diskutuar, me qëllim implementimin. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t?u bërë pjesë e këtyre listave. PS është gati edhe për reformën zgjedhore, u bëj thirrje palëve politike që kemi rënë dakord, të marrin pjesë në atë komision dhe të fillojë puna?, -tha Gjiknuri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga