LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Brikena Kasmi-Pastrimi i parave/ Shqipëria në zonën gri

19 Maj 2022, 13:27, Ekonomi CNA
Nga Brikena Kasmi-Pastrimi i parave/ Shqipëria në zonën gri

Komiteti i ekspertëve, ndryshe njihet si Moneyval, është një strukturë e krijuar që në 1997 nga Këshilli i Europës që monitoron shtetet anëtare në përputhshmërinë që ata kanë në luftën ndaj pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Monitorimi bëhet nëpërmjet raporteve vjetore (1) nëpërmjet procedurave të thelluara të përputhshmërisë (2) si dhe vlerësimit horizontal (3).

Raporti vjetor për 2021-shin që la Shqipërinë në zonën gri, që do të thotë në monitorim të thelluar, është një lajm aspak i mirë.

Indeksi i Bazelit që doli në Shtator të 2021, më herët, e radhiti Shqipërinë të 72-ën nga 110 vende sa i takon riskut për pastrim parash dhe terrorizëm.

Pavarësisht që në kohën e publikimit të indeksit të Bazelit, theksi u vu tek sektorët si ndërtimi, bujqësia dhe turizmi si fushat e afektuara nga pastrimi i parave, raporti që mbuloi vitin 2021 gjeti si fushë me risk të lartë për Shqipërinë edhe kriptomonedhat.

Shqipëria ka një ligj të ri për kriptomonedhat dhe si duket kjo fushë nuk i ka shpëtuar syrit të ekspertëve të kualifikuar të Këshillit të Evropës që vendosën që sërisht Shqipëria të jetë në zonën gri.

Zona gri është procedurê hetimi të thelluar. Deri këtu është ok, por vendet e vendosura në zonën gri janë vendet me risk të lartë për investime, biznes dhe zhvillim.

Kjo do të thotë që asnjë nga kompanitë prestigjoze që do të dëshironin të ishin prezent në Shqipëri për investimet e tyre apo transkasionet e tyre, menjëherë do të largoheshin nga Shqipëria.

Nëpërmjet shitjes në çmime të larta të pikturave kuptohet prezenca e mekanizmave të pastrimit të parave.

Duhet të kemi parasysh se sektori i luftës kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit pati vështirësitë më të mëdha në kohën e pandemisë.  Mekanizmat ligjzbatuese qenë të pamundura po njëkohësisht dhe ndryshimi i rregulloreve ka qenë i pamundur.

Turbulencat që pandemia solli në sistemin financiar, solli efekte negative dhe në luftën kundër pastrimit të parave globalisht. Megjithatë, viti që shkoi, zbuloi një skemë me anë të ?Pandora papers?.

Kjo demostroi shkallën në rritje të pastrimit të parave dhe këmbënguljen e vazhdueshme të atyre që pastrojnë para për të abuzuar me sistemin ndërkombëtar financiar për të fshehur produktet e jashtëligjshme.

Krimi gjithmonë ecën hapa përpara zbatimit të ligjit sepse kanë më shumë resurse njerëzore, kapacitete teknologjike, apo ekonomike dhe kjo ka sjellë që tashmë të kemi një kombinim të metodave klasike të njohura të pastrimit të parave me trendet e reja. 

Në këtë kuadër Shqipërisë i duhet që të jetë po aq profesionale në standartin e mekanizmve të luftës kundër pastrimit të parave sa edhe institucionet simotra.

Metodat tradicionale përdorin pastrimin off-shore të cilat bëjnë të mundur shëndoshjen (pastrimin) e pronarit të parasë së pistë pas disa shtresave që quhen ?shell? companies, Kompani ?guaska?. 

Grupet e specializuara si ekonomistë, avokatë, dhe ofrues shërbimesh konsulence, ndihmojnë në këtë process dhe tashmë njihen si ?gatekeepers? ? në shqip termi do të ishte ?portierët?. Këta ruajnë pastrimin e parave, ndihmojnë në proces.

?Pandora papers?, sikurse ?Panama papers? që ndodhi 5 vite më parë, tregoi se portierët mund të jenë bashkëfajtorë në skemat e pastrimit të parave, skema të cilat fillimisht përfshijnë politikanë.

Cdo gjë fillon nga politikanët dhe individët me fitime të mëdha vjetore të cilët duan ti shpëtojnë taksimit.  Ka një parim në korridoret e elitave ?nëse je i pasur dhe paguan taksa atëherë nuk je i pasur?.

Risia e parë është se këtë vit ka filluar monitorimi horizontal sipas standarteve të FATF dhe risia e dytë është hartimi i programeve mbikqyrëse për grupe të gjera që përfshin programe mbikqyrje kundër pastrimit të parave për portierët. dmth kapja e pastrimit të parave nëpërmjet avokatëve dhe ekonomistëve.

Megjithatë ky është një propozim i ri, dhe mekanizmi i zbatimit do të jetë shumë i vështirë për të qenë efikas në këtë shkallë.

Ka një thënie në pastrimin e parave ? ?ligje dhe ligj? ose ?laës and laë? që dmth bërja e legjislacionit në letër dhe zbatimi i tij janë dy situata tërësisht të ndryshme.

Në vendet që nuk janë të zhvilluara këto dy situata janë si dy drejtëza të kithta që nuk priten ndërsa në vendet me progress të dyja situatat qëndrojnë tek e njëjta drejtëz.

Një trend i ri i pastrimit të parave ka përfshirë sektorin e pasurive virtuale, kriptomonedhat dhe komponentët e tjerë. Këto quhen ?financa e decentralizuar? (DeFi).

Ky sistem alternativ del jashë formave tradicionale të kontrollit që bankat dhe instituticionet e tjera financiare kanë mbi rrjedhjen e parasë apo shërbimeve financiare dhe krijon nevojën për forma të reja.

Në rastin më të zakonshëm, kriptomonedhat transferohen nga një pikë interneti në të gjithë globin. Biznesi i kriptomonedhave është i shpërndarë në të gjithë vendet.

Është për momentin një sfidë më vete, për qeveritë që të kontrollojnë pastrimin e parave nëpërmjet kriptomonedhave për shkak të infrastrukturës, teknologjisë së lartë që përdoret, natyrës ndërkufitare të shërbimeve financiare dhe vështirësive që sjell përcaktimi i juridiksioneve kombëtare në luftën ndaj pastrimit të parave. Bashkëpunimi ndërkufitar është ende foshnje në këtë drejtim.

Ekspertët po zhvillojnë dhe përsosin tipologjitë në mënyrë që të përsoset mekanizmi kontrollues e mbikqyrës.

Ekspertët e Moneyval janë duke punuar edhe për procedurat ?think tank? që të përfshijnë në një bazë të gjerë të gjitha strukturat e Këshillit të Evropës dhe kryesisht të drejtat e njeriut, mbrojtja e të dhënave personale dhe krimi kibernetik.

Në konkluzion duhet thënë se tërë fuqia momentale udhëzuese dhe studiuese duhet të fokusohet në studimin e skemave që përdoren nëpërmjet kriptomonedhave./CNA.al

Lajmet e fundit nga