web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siti merr Halandin, tifozët e Çelsit duan Armando Brojën

10 Maj 2022, 20:22, Sport CNA

Armando Broja do të kthehet te Çelsi në sezonin e ardhshëm. Situata e bluve me ndryshimin e pronësisë nuk pritet që të krijojë probleme për kthimin e sulmuesit, pasi pronarët e rinj duan që të vlerësojnë më së miri çdo ?aset? të mundshëm, siç cilësohet Broja.

Me blerjen e Erling Halandit nga Mançester Siti, tashmë çdo klub në Angli ka filluar të mendojë për kundërpërgjigjen, që të mos e shohë veten shumë mbrapa në garën me skuadrën e Guardiolës. Sipas portalit të njohur britanik ?Football London? që është gjithmonë pranë bluve londinezë, Broja është një futbollist i cili mirëpritet nga klubi dhe nga tifozeria, por nuk duhet të shihet si zgjidhja për të luftuar Sitin e Haland, por Lukaku.

?Tifozët kërkojnë kthimin e Brojës si zëvendësim për belgun, por në realitet nuk do të jetë e mjaftueshme. Broja është një sulmues i shkëlqyer, por sulmuesit e klasit botëror nuk bëhen brenda natës. Shqiptari ka bërë emër në huazimin e tij te Sauthemptoni këtë sezon, por 20-vjeçari ka shënuar vetëm 9 gola në 37 ndeshje. Me menaxhimin e Tuhelit ai mund të drejtojë Çelsin drejt tokës së premtuar ndonjë ditë, por kthimi i tij nuk do të zgjidhë problemet e bluve në sezonin e ardhshëm?, shkruhej në artikullin në fjalë ku shpjegohej se vetëm kthimi i Lukakut në shifrat e tij të zakonshme mund të bënte Çelsin përsëri pretendente dhe rivale të Sitit.





Lajmet e fundit nga