web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

31-vjeçari humbi jetën në qeli/ Gjykata vendos "fatin" e tre efektivëve të arrestuar

7 Maj 2022, 11:06, Kronika CNA

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre punonjësit e policisë, të cilët u arrestuan pas vetëvrasjes në qeli të Ilvi Metës.

Të arrestuarit janë, Petrit Brahimaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola.

Sipas hetimeve paraprake rezultoi se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të shtetasit I. M. gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet .

Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të hetimit dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga