web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fejnordi rikthehet pas 31 vitesh në Tiranë

6 Maj 2022, 06:26, Sport CNA

Fejnordi është pa dyshim ?Hirushja? e Ligës së Konferencës! Holandezët arritën të siguronin një biletë për finalen e madhe të 25 majit në Tiranë, ku do të kenë përballë Romën e Zhoze Murinjos. Të dyja skuadrat do të japin gjithçka në fushën e ?Air Albania”-s, për ta bërë për vete këtë trofe historik.

Por kjo nuk është hera e parë që Fejnordi, do të luajë në Tiranë. Holandezët kanë qenë mysafirë para 31 vitesh në ish-stadiumin ?Qemal Stafa?, ku u përballën me Partizanin, në sfidën që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Bëhet fjalë për sezonin 1991/1992. Ky duel ishte i vlefshëm për turin e parë të Kupës së Kupës. Partizani asokohe drejtohej nga Sulejman Starova dhe kishte në përbërje shumë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Për më tepër shikoni përmbledhjen e ndeshjes Partizani-Fejnord, të zhvilluar në ?Qemal Stafa?.





Lajmet e fundit nga