web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Renditja e Superiores/ Lufta për Europën është “zjarr”, ja situata pas ndeshjeve të javës së 32-të

5 Maj 2022, 18:15, Sport CNA

Ndeshjet e javës së 32-të vazhdojnë të mbajnë të hapur çdo skenar të mundshëm matematikisht. Por gara e vërtetë për momentin pas këtyre dueleve duket ajo për vendin e tretë në Suprriore që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, pasi verdiktet e tjera mund të zgjidhen që në javën e ardhshme.

Tirana vazhdon të ketë nevojën e dy pikëve për të siguruar titullin kampion, ose të një gabimi të Laçit që e ndjek. Edhe këtij të fundit, i duhen po 2 pikë për të pasur sigurinë matematikore që do të jetë të paktën në Ligën e Konferencës. Për vendin e tretë, mund të ndodhë gjithçka në këto momente.

Partizani mundi Kukësin dhe mori vendin e tretë, duke u shkëputur edhe nga Vllaznia e cila nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë ndaj Egnatias. Kurse në fund, mund të cilësohet ende e hapur lufta për vendin e play-out, ku gjendet aktualisht Egnatia, pasi për mbijetesën, Dinamo dhe Skënderbeu janë një humbje larg rënies në Kategorinë e Parë.

JAVA 32 / REZULTATET
Të martën
Kukësi-Partizani 1-2

Të mërkurën
Egnatia-Laçi 0-2
Tirana-Teuta 1-1
Skënderbeu-Kastrioti 2-0

Të enjten
Dinamo-Vllaznia 0-0





Lajmet e fundit nga