web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk guxon njeri të kandidojë përballë teje"/ Berisha – Eni Vasilit: Paragjykim fatkeq

5 Maj 2022, 19:40, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për Kuvendin e 30 prillit, për të cilin deklaroi se i dha fund kryetarokracisë.

Berisha tha se do të garojë sërish për kryetar të PD-së, por theksoi se kauza e PD-së është e drejtë dhe se e gjithë ideja ishte nga qendra në bazë.

?Kur kam bërë hapat e parë nuk e kam ditur kurrë se cili do të jetë rezultati, e nis një betejë kur kauza është e drejtë. Por çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë. Unë nuk them se nuk do të jem kryetar se për atë po përpiqem e po garoj. Që nga themelimi i PD-së e deri më sot, e gjithë ideja ishte nga qendra në bazë.  Mund t?ju them se sot në mënyrë absolute, përveç Rithemelimit nuk ka asnjë person të votuar nga Berisha. Janë propozime të anëtarëve të partisë. Truri i këtij procesi është fundi i kryetarokracisë dhe presidentokracisë?, u shpreh ai në emisionin ?Open?.

Moderatorja Eni Vasili tha se askush në PD nuk guxon të kandidojë përballë Berishës dhe këtë ish-kryeministri e cilësoi si paragjykim.

?Ja dalim aty. Është fatkeqësi që të të pengojnë qoftë paragjykimet, qoftë degët dhe gjethet të shohin trungun. Ne kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin, të vendosim një raport të ri mes përfaqësuesve dhe të përfaqësuarve. Them se kjo ka vlerë?, theksoi ish-lideri historik i PD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga