web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha vijon pazaret me Ramën/ Zbulohet skenari, si po tenton të mbajë peng Opozitën

3 Maj 2022, 08:02, Politikë CNA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në gati nëntë vite që drejtoi këtë forcë politike, nuk janë pak rastet kur kanë dalë në dritë pazaret me kryeministrin Edi Rama.

Braktisja e kauzave të opozitës, që nga ligji për arsimin e lartë, protesta për Teatrin Kombëtar, protesta e banorëve të Unazës së re, braktisja e djemve të Kukësit, të cilët protestuan kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit, e të tjera si këto, janë disa nga ngjarjet që tregojnë hapur se sa ?opozitar? ishte Lulzim Basha.

Nga ana tjetër kujtojmë tradhtinë e Lulzim Bashës ndaj demokratëve në 2017-ën. Pasi i gënjeu, i futi në çadër për gati tre muaj, dhe në 17 maj 2017 bëri një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike. Por, ?rastësisht?, vjehrri i Bashës mori 16 milionë eurot e pallatit të shembur në Vlorë, ndërsa PD-ja pësoi humbje katastrofike në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se Lulzim Basha disa muaj më parë edhe pse vetë publikisht deklaronte se ?SPAK-u është i Ramës, drejtësia është kapur nga Rama?, e të tjera si këto, votoi pro zgjatjes së afateve të organeve të Vettingut, duke konfirmuar kështu hapur pazaret e tij me Ramën.

Por, tashmë edhe pse publikisht dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, pas dështimit të turpshëm në zgjedhjet e 6 Marsit, duket se sërish nuk ka hequr dorë nga pazaret.

Vetëm një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, burime të pakonfirmuara bënë të ditur për CNA.al se Lulzim basha është takuar me Edi Ramën në Vlorë.(Lexo këtu)

Ndërkohë, një ditë më parë në media u publikua një tjetër marrëveshje, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Mbrëmjen e djeshme, në “Çim Peka Live” në Syri TV u zbuluan detaje nga kjo marrëveshje.cna lajme politike

Pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistemi proporcional rajonal, në proporcional kombëtar.

Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin 5%.

Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.(Lexo këtu)

Pra, skenari është i qartë. Ashtu sikurse është paralajmëruar nga CNA.al, Lulzim Basha vijon pazaret me Ramën dhe kërkon të mbajë peng dhe të përçarjë Opozitën.

Përçarjen e Opozitës, Lulzim Basha e shikon si shpresë për ekzistencën e tij në politikë.

Një fakt i tillë u konfirmua edhe në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili u mbajt ditën e shtunë. Në atë Kuvend nuk morën pjesë shumica e grupit parlamentar të PD-së, deputetë të ?Listës Basha?.

Pra, Lulzim Basha po përdor mjete politike thjesht dhe vetëm që ta ndajë Partinë Demokratike dhe një copë të saj ta mbajë për vete.

Nga njëra anë bën pazare me Ramën dhe nga ana tjetër përdor ?servilët? e tij për të përçarë PD-në. Është kjo e vetmja rrugë që Lulzim Basha ka gjetur për të vijuar të qëndrojë në politikë, edhe pse në nëntë vite u pa qartë se demokratët nuk e duan e nuk e votojnë.

Por, me pazaret me Ramën dhe përçarjen e Opozitës, mendon se mund të mbajë një ?kafshatë?./CNA.al

“Më jep Vettingun, të të jap bashki?/ Bylykbashi zbulon pazarin Rama-Basha

Ndarja e PD-së, si shpresë për ekzistencën e Lulzim Bashës

Vijon marrëveshja Rama-Basha?/ Ministri merr peng PD-në e Korçës

U celebruan në vitin 2017/ Rifreskohet ?martesa? Rama-Basha

Marrëveshja Rama-Basha/ Noka: Po dalin hapur pazaret që po bëhen në kurriz të popullit





Lajmet e fundit nga