web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet një tjetër marrëveshje e fshehtë Rama-Basha/ Për çfarë bëhet fjalë

2 Maj 2022, 19:13, Politikë CNA

Zbulohet një draftmarrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për Reformën Zgjedhore.

Në Çim Peka Live në Syri TV u zbuluan detaje nga kjo marrëveshje.

Pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar.

Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.

Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.





Lajmet e fundit nga