web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U celebruan në vitin 2017/ Rifreskohet “martesa” Rama-Basha

30 Prill 2022, 07:54, Politikë CNA

?Bashën e kam dashur, dhe do ta dua gjithmonë përballë?. Kështu është shprehur Edi Rama në Tetor të vitit 2021.

Dhe duket se kjo dashuri sa vjen e përforcohet pavarësisht rrethanave.

Që nga 17 Maji i vitit 2017 kur janë celebruar, “dashuria” Rama-Basha, duket se është e ndërsjelltë nga të dyja palët.

Lulzim Basha nuk shkulet dot nga “prehri” i kryeministrit Edi Rama. Ai deklaron të kundërtën, por nga ana tjetër bën tjetër gjë dhe vetëm kur kapet në “prehrin” e Ramës.

Një ditë më parë, u raportua se Lulzim Basha dhe Edi Rama ndodheshin të dy në qytetin e Vlorës.

Burime të pakonfirmuara thanë për CNA.al, se ka pasur edhe një takim mes tyre.

Sipas të njëjtave burime, Rama dhe Basha janë takuar në Dhërmi, për të rifreskuar ?martesën? e tyre.

Kryeministri ka qenë aty që në drekë me eskortën e tij, ndërsa në mbrëmje ka mbërritur ai që nuk u bë dot kryeministër, Lulzim Basha, i cili është ndaluar edhe nga policia për kontroll.

Ashtu në fshehtësi duke u përpjekur të mos bjerë në sy, por sërish ka dalë zbuluar.

17 Maji i 2017-së duket se ka qenë vetëm zanafilla e marrëveshjes mes tyre dhe përforcimi ka ardhur më vonë.

Jo se e themi ne, por se e thonë faktet.

Lulzim Basha, për nëntë vite rresht i la demokratët në opozitë, i nxori rrugëve, i braktisi dhe i la nën mëshirën e gazit lotsjellës dhe nën dhunën e policisë.

I kamufluar me protesta, dogji mandatet, dhe pasi i kishte dhënë Ramën pushtetit qendror i dhuroi dhe atë vendor, duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, të cilat i njohu më pas në heshtje.

Këndoi ca kohë himnin kombëtar në shkallët e selisë së Partisë Demokratike e pastaj nuk u dëgjua, deri në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar.

Në këto zgjedhje humbi edhe njëherë suksesshëm dhe bindshëm, ndërkohë që para mediave shfaqej e fliste si fitimtar, gëzonte njësoj si Rama, duke lënë të kuptohet që një tjetër marrëveshje mes tyre ishte kurorëzuar me sukses.

Kur demokratët reaguan, kërkuan përgjegjësi, Basha ndërroi bravat në selinë e PD-së dhe e blindoi atë.

Gazin lotsjellës që Qeveria e kishte përdorur kundër protestuesve, qytetarëve, demokratë ose jo, e përdori edhe Lulzim Basha.

Me 8 Janar, pamjet e dhunshme, që vinin nga selia e PD-së bënë xhiron e mediave.

 

Njerëz të armatosur që dilnin nga paradhomat e Lulzim Bashës, u lëshuan mbi demokratët duke i rrahur e duke i gjakosur.

Në ndihmë i erdhi edhe ?dashuria e 17 Majit?, i cili dërgoi policinë, që sulmoi dhe dhunoi protestuesit njësoj si grupet e armatosura dhe të maskuara të Lulzim Bashës.

Por, demokratët “vlonin”, nuk u ndalën deri në shkarkimin e tij dhe derisa e detyruan të jepte dorëheqje.

Lulzim Basha u largua nga selia, dhe bashkë me të edhe blindat dhe bravat, për t?u kthyer sërish në “prehrin” e Ramës, aty ku duket se gjen paqen./CNA.al

Rama-Basha takim në Dhërmi?!





Lajmet e fundit nga