web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosen tre anëtarë të një familje në Sarandë/ Zbulohet shkaku

2 Maj 2022, 20:28, Kronika CNA

Tre persona, anëtarë të një familje janë plagosur mbrëmjen e sotme me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Çukë të Sarandës dhe raportohet se personat janë paraqitur në spital me plagë në trup.

Mësohet se personat e plagosur janë anëtarë të familjes Avduli, konkretisht shtetasi Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur ne kërkim, është person me precedente te mëparshëm.





Lajmet e fundit nga