web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bija e denoncoi për dhunë/ Policia suprizohet në banesën e 36 vjeçarit

2 Maj 2022, 11:12, Kronika CNA

Një 36 vjeçar është arrestuar pas denoncimit nga vajza e tij e mitur.

E bija 14 vjeçe e kishte denoncuar për dhunë fizike dhe psikologjike.

Gjatë kontrollit të banesë, policia ka gjetur dy armë zjarri dhe municion luftarak.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, pasi ka bërë kallëzim vajza e tij 14 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, një armë gjahu çifte, sasi municioni luftarak dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike?, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga