"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kreu i Komuniteti Mysliman, Bujar Spahiu këtë të dielë ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Fiter Bajramit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë, por festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.
Ndër të tjera ai thekson se për një muaj e kemi lutur Zotin ta begatojë me paqe dhe stabilitet vendin tonë dhe ta furnizojë popullin tonë dhe gjithë botën mbarë në këto kohëra vështirësish të mëdha.
Mesazhi i plotë:
Të dashur motra dhe vëllezër!
Maratona jonë shpirtërore dhe fizike e këtij muaji, agjërimi, mbërriti në fund.
Për një muaj kemi ndarë me njëri-tjetrin sofrat në iftar e në syfyr, jemi lutur për vetet tona, por edhe për njëri-tjetrin.
Zoti i gjithësisë na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar Ramazani të cilin po e përcjellim sot.
Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram!
Bajrami nuk është festa e heqjes së kufizimit për të ngrënë e për të pirë.
Bajrami është festë e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.
Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj Zotit për mirësitë e Tij mbi ne dhe që na përudhi të agjërojmë.
I Lartmadhëruari ka thënë: ?Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun, për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.? (El-Bekare).
Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: ?Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.?
E lusim Zotin të na ketë falur të gjitha mëkatet, ashtu siç Ai na ka premtuar.
E lusim Zotin t?u ketë pranuar nijetin të gjithë atyre që nuk mundën të agjërojnë këtë muaj për shkaqe shëndëtesore.
E lusim Zotin ta begatojë me paqe dhe stabilitet vendin tonë.
Të furnizojë popullin tonë dhe gjithë botën mbarë në këto kohëra vështirësish të mëdha.
E lusim Zotin për paqe anë e kënd botës, konfliktet e hapura të mbyllen sa më parë dhe popujt të jetojnë në paqe e mos të vuajnë pasojat e luftërave.
Ju uroj përzemërsisht, agjëruesve në veçanti dhe mbarë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Fitër Bajramin!
Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Nga Vlora në një event dedikuar shkollave dhe formimit prof...
Protestës së shoqërisë civile në Tiranë, në Ditën Ndërkombët...
Sot në 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shoqëria ci...
Me rastin e 1 Majit, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, zv. ...
Nga sot, 1 Maj, Shqipëria heq masat kufizuese për të gjithë ...
Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e lu...
Moti për sot parashikohet me kthjellime si dhe alternime vra...
Ish kryeministri Sali Berisha teksa po ngjiste shkallët për ...
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ...
Ambientalisti Sazan Guri është rrëfyer mbrëmjen e sotme për ...
Nga nesër, çdo dokument do të merret përmes platformës e-Alb...
Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja tavan për produkt...
Ish-deputetja Rudina Hajari ka komentuar situatën në PD, ku ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme Kuven...
Gjatë fjaës së tij në Kuvendin e PD, lideri historik i demok...
Në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave në të g...
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, këto ishin broho...
Deputeti i PD Agron Shehaj, ka mbajtur fjalën e tij në Kuven...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Le...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i djeshëm në Tira...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...