web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zotohet Berisha: Do zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të reformës në drejtësi!

30 Prill 2022, 12:27, Aktualitet CNA

Gjatë fjaës së tij në Kuvendin e PD, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se sot shteti ligjor në Shqipëri është inekzistent.

Ai u zotua sot se me ardhjen në pushtet do të zhdukin pasojat katastrofale të reformës në drejtësi.

?Miqtë e mi nuk ka liri dhe të drejta të garantuara pa shtet ligjor, pa sistem drejtësie. Sot shteti ligjor në Shqipëri është inekzistent. Për vite e vite institucionet e drejtësisë nuk ekzistonin më. Sot qytetarët shqiptarë sipas raporteve më serioze ndërkombëtare nuk kanë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë sepse drejtësia është e tëra në kontroll të ekzekutivit sepse ajo që na serviret sukses në reformë, për vakumin që krijoi u grumbulluan mbi 120 mijë dose. Zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane dhe amerikane do bëjmë gjithçka të zhdukim sa më parë pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të rikthejmë të drejtën e shqiptarëve për proces të ndershëm gjyqësor, të rivendosim shtetin ligjor, sigurinë ligjore si kushte të të gjitha kushteve për të pasur një shoqëri të lirë, një individ të lirë, për të pasur treg të lirë, për të pasur investime, për të ecur në procesin e integrimit?, tha Berisha.

Berisha u ndal tek problemet e shtetitit shqiptar ndërsa theksoi se këto tetë vite Shqipëria thirret rëndomë Kolumbi e Evropës, kanabistan.

?Shqipëria 8 vite mbeti aty ku ishte në procesin e integrimit. Shqipëria në këto vite thirret rëndomë Kolumbi e Evropës, kanabistan. Shqiptarët zbritën nga qytetarët më të paguar të rajonit në qytetarët më pak të paguar. Pandemia mori jetë dhe shpirtra njerëzish më shumë se në çdo vend të Europës. Shqiptarët sot kanë numrin më të ulët të personelit shëndetësor për frymë në Europë?, tha Berisha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga