web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSH publikon shifrat/ Ulet numri i të infektuarve, asnjë humbje jete

29 Prill 2022, 15:57, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.

Janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Prill 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 90

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore 1,057

Testime totale 1,805,355

Raste pozitive 275,055

Raste të shëruara 271,185

Raste Aktive 374

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 239

Vlorë 40

Fier 37

Korçë 14

Shkodër 10

Elbasan 9

Durrës 7

Gjirokastër 7

Kukës 5

Berat 5

Lezhë 1./ CNA.al





Lajmet e fundit nga