web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e presidentit/ Kryemadhi kundër bojkotit: Pa alternativë, ushtarë të Edi Ramës

22 Prill 2022, 12:42, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur kundër bojkotit të procesit të zgjedhjes së presidentit.

?Unë po të kisha 28 firma në parlament për të propozuar një kandidat në Parlament unë do ta propozoja një kandidat për president. Unë nuk i kam, kam 4 firma. Zoti Alibeaj i ka 28 firma, dhe mund të propozojë një kandidat të opozitës. Kjo është një përfshirje në proces. Përfshirja në proces nuk është që të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.

Nëse do t?i kisha 28 firma unë do ta propozoja. Sepse sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. Edhe kjo, që t?i të shkosh të bëhesh ushtar i Edi Ramës pa një alternativë. Sepse bojkoti, çfarë është? Bojkoti është që ti nuk ke alternativë, prandaj e bojkoton. Po nëse ti ke alternativë.?-tha Kryemadhi, në një studio televizive./CNA.al





Lajmet e fundit nga