LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku në shërbim të propagandës së Ramës?/ Demokratët e kapin “mat”

22 Prill 2022, 07:52, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, një ditë më parë, doli në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me procesin e integrimit.

Ndër të tjera, Tabaku tha se Shqipëria nuk duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas saj ?Shqipëria e penalizoi Maqedoninë e Veriut pak vite më parë dhe sot i takon Shqipërisë të presë?.

?Jemi në një fazë paraprake. Jemi në mbajtjen e konferencës së parë. Qeveria shqiptare është e paangazhuar. Nuk ka marrë masa t?i përgjigjet ashtu si duhet këtij procesi. Nuk mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë të ndara.

Shqipëria pak vite më parë penalizoi Maqedoninë. Sot i takon Shqipërisë të presë. Ndarja e Malit të Zi bëri që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbeteshin pas. Nuk i takon opozitës të hartojë legjislacion. I takon të ngrejë zërin në Kuvend. Jam përpjekur të ftoj shoqërinë civile në debat?, deklaroi Tabaku.

Ndërkohë, dalja për mediat e Tabakut, është publikuar live edhe në faqen e PD, në rrjetet sociale, e cila vazhdon të mbahet peng, nga Lulzim Basha.

Por, pas kësaj video, demokratët kanë ?shpërthyer? në komente kundër Tabakut, të cilën e akuzojnë se po i shërben propagandës së Ramës.

?Ik se latë nam, ju ka nxjerr Rama të bëni propagandë?-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan ?Po ju hani turpin me bukë, bëni sikur e harruat 6 marsin..plehra të shitura?

Po ashtu një qytetar shkruan ?Edhe sikur të jenë të drejta ato që thua, nuk të beson me asnjë demokrat i vërtetë ,pas pillëqeve që ke bërë në kurriz të demokratëve bashkë me Lulin?.

Ndërsa një qytetar i kujton lejet e ndërtimit që familjarë të Tabakut kanë marrë në Tiranë, ndërsa shkruan ?Kur mbaron pallati dhe sa është metra ??.

Më poshtë disa nga komentet:/CNA.al

Lajmet e fundit nga