Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias. Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe të shtojë trysninë ndaj aleatëve të Kremlinit në Ballkan.
Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pikat më të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa thonë se Serbia vazhdon të jetë aleatja kryesore e Rusisë në rajon.
Sipas tyre, keqinformimi është një nga mjetet kryesore që Kremlini përdor për destabilizimin e rajonit, duke synuar të minojë demokracitë, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive thotë se arma kryesore për të luftuar zgjerimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan është demaskimi i vazhdueshëm i propagandës së Moskës.
?Mënyra e vetme për ta fituar luftën e informacionit është duke qenë shumë të angazhuar dhe duke demaskuar gënjeshtrat që shpërndahen në mbarë Ballkanin. Para disa ditësh Serbia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për dërgim të armëve në Kosovë. Kjo u përhap me shpejtësi në rajon. Një ditë më pas Britania e përgënjeshtroi lajmin. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të reagojnë pas çdo lajmi të rremë në Ballkan?, thotë zonja Stradner.
Këto komente ajo i bëri gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias, ku panelistët analizuan ndikim rus në Ballkanin Perëndimor duke marrë shkas nga shembulli i Ukrainës.
Ata vlerësuan se lufta në Ukrainë ka ndikuar në shtimin e vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Por gazetarja Una Hajdari thotë se kohët e fundit vërehet një zbehje e hapave konkrete për të përmirësuar gjendjen në terren.
Ajo përmendi tri incidentet e njëpasjëshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
?Edhe pse e dimë se shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Evropian, zakonisht përmes mesazheve në Twitter nuk kanë asnjë efekt në terren, të paktën e dimë se janë të informuar lidhur me këto ngjarje. Zyrtarët e BE-së kanë një vizion të kufizuar, që tani është tkurrur edhe më shumë?, thotë ajo.
Beogradi po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të Perëndimit.
Serbia mbështeti rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por vazhdon të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Qëndrimi i Serbisë shihet nga ekspertët si përpjekje e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ruajtur balancën midis Lindjes dhe Perëndimit.
?Pas votimit për rezolutën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të gjithë mundohen që të mos e largojnë, duke mos i bërë trysni, sepse frikësohen se afrohet me palën tjetër. Por duhet t?i thonë le të shkojë ta provojë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat. Por nuk ekziston vullneti për ta sfiduar?, tha Kurt Bassauner nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit.
Qëndrimi ndaj Rusisë dhe konfliktit në Ukrainë ishte një faktor edhe në zgjedhjet presidenciale të Serbisë të zhvilluara në fillim të muajit prill.
Presidenti Vuçiç pati thënë se nuk ka në plan të ndryshojë qasje, duke mbrojtur aspiratatat e tij për anëtarim në BE por pa dëmtuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Rezultatet e zgjedhjeve e nxorrën atë fitues, duke i siguruar një mandat të dytë pesë-vjeçar.
?Mendoj se Aleksandar Vuçiçi është një politikan që nuk njeh limite, i interesuar që ta ruajë pushtetin. Është e rrezikshme dhe jodemokratike, sepse këta individë kur ndjejnë se mbijetesa e tyre është nën rrezik, sulmojnë duke u përfshirë në aktivitete dhe sjellje që mund të godasin interesat atlantike?, tha Richard Kraemer nga Qendra e Vlerave Evropiane për Politikat e Sigurisë.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë janë shtuar zërat në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Por Reuf Bajrovic, zëvendëspresident i Aleancës SHBA-Evropë, një organizatë në Uashington , ky synim është vështirë të realizohet, sepse Kosovës fillimisht i duhet njohja e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
?Mendoj se Kosova po paguan faturën e përpjekjeve të Perëndimit për ta mbajtur Vuçiçin në anën e tyre?, tha ai.
Katër nga 30 vendet e NATO-s, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./ VOA
Të paktën 33 vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm në n...
Evropa po përpiqet që të gjejë mënyra që të mos i paguajë më...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë shtesë pre...
Ndërsa pjesa më e madhe e botës i kanë liruar pothuajse plot...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të tak...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bas...
Qeveria e Australisë tha se ka vendosur sanksione dhe ndalim...
Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe S...
Ndërkohë që Evropa e tronditur nga lufta në Ukrainë mundohet...
Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rus...
Një kërcënim me jetë ka ardhur në emër të ambasadores britan...
Gjykata Penale e Shkupit dënon me 7 vite burg ish-kryeminist...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht p...
Në Bruksel ka nisur takimi midis kryenegociatorit të Kosovës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten forcat e ...
Numri i qytetarëve me “prejardhje migracioni” në Gjermani va...
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj...
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se s...
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby minimizoi provën e Rusisë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...