Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Simbolet shtetërore në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të mbulohen me letër ngjitëse kur kalojnë kufijtë e të dy vendeve edhe në të ardhmen. Nuk dihet kur do të arrihet marrëveshja mes palëve.
Për dy ditë radhazi delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit diskutuan në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e targave të automjeteve, por nuk arritën dot marrëveshje. Palët ia hodhën fajin njëra tjetrës, ndërsa, ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak, pret nga të gjithë aktorët që “të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren?. Pas takimit në Bruksel Mirosllav Lajçak, përmes një postimi në Twitter ftoi kryenegociatorët e të dy palëve që të takohen sërish për të vazhduar diskutimet edhe për çështje të tjera aktuale. “Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren?, shkroi Lajçak.
Kryenegociatorët ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se është pala serbe që nuk ofroi asnjë alternativë për zgjidhje dhe thjesht sipas tij, ajo “s’kishte gatishmëri?. “Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri tek një draft-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, tha Bislimi. Sipas tij, “ka gjashtë muaj që nga marrëveshja e përkohshme që pala serbe nuk ka aspak interesim për zgjidhje?.
Besnik Bislimi kritikon se pala serbe është marrë këto gjashtë muaj “me elemente margjinale, që tregojnë se thjesht duan të sabotojnë punën e grupit punues.” Ai e quajti të “hidhur” mungesën e rezultatit të bisedimeve. “Ne u munduam që të gjejmë një opcion kalimtar, duke e bartur përgjegjësinë e grupit punues tek kryenegociatorët për një periudhë kohore 30 ditësh. Edhe këtu Serbia nuk ishte e gatshme të bashkëpunojë kështu që mund të them se ideja për arritjen e një marrëveshjeje për targat ka dështuar.?
Petkoviq akuzon palën kosovare se nuk ka qenë e gatshme për propozime
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq akuzoi palën kosovare se “nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim gjatë gjashtë muajve sa kanë funksionuar grupet punuese për targat?. Në mungesë të një marrëveshjeje të përhershme për targat, mbulimi i simboleve shtetërore me letra ngjitëse do të vazhdojë edhe pas datës 21 prill, tha ai. “Askush nuk duhet të shqetësohet. Marrëveshja për regjimin e letrave ngjitëse është ende në fuqi. Derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në një nivel të lartë, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë.?
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërkaq thekson, se u mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, duke shtuar se “Kosova lirinë e lëvizjes do ta trajtojë ashtu siç e trajton edhe pala serbe?.
Marrëveshja e përkohshme
Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme të targave më 30 shtator të vitit të shkuar me ndërmjetësimin e BE-së. Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe. Me këtë masë çdo veturë e Serbisë që hynte në territorin e Kosovës duhet të merrte targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Edhe qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS përgjatë 10 viteve të shkuara kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.
Atëherë masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria e Kosovës për targat nxiti protesta dhe bllokada të rrugëve nga serbët e veriut, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. E në Bashkimin Evropian besojnë se “ka hapësirë për kompromis? ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse diçka e tillë jo vetëm që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes, por do të shënonte një kthesë pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet pikërisht nga Bashkimi Evropian. /DW
Ndërkohë që Evropa e tronditur nga lufta në Ukrainë mundohet...
Deutsche Welle: Zoti Richter, çfarë objektivash po ndjek Rus...
Një kërcënim me jetë ka ardhur në emër të ambasadores britan...
Gjykata Penale e Shkupit dënon me 7 vite burg ish-kryeminist...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht p...
Në Bruksel ka nisur takimi midis kryenegociatorit të Kosovës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi të enjten forcat e ...
Numri i qytetarëve me “prejardhje migracioni” në Gjermani va...
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj...
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se s...
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby minimizoi provën e Rusisë...
Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka kryer me suk...
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës onlin...
Është pak e besueshme ose fare që një marrëveshje ndërmjet K...
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi të mërkurën, më ...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuar tha se numri i ...
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock po bën n...
Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...