BE: Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë mund të ndikojë në negociata
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj...
Numri i qytetarëve me “prejardhje migracioni” në Gjermani vazhdon të rritet. Kryesojnë emigrantët nga Turqia, Polonia dhe Rusia.
Një sondazh i fundit tregon se më shumë se një e katërta e njerëzve që jetojnë aktualisht në Gjermani, ose janë të lindur jashtë vendit ose kanë të paktën një prind emigrant.
Shifrat e fundit të publikuara nga Agjencia Gjermane e Statistikave Destatis, tregojnë se “njerëzit me prejardhje migracioni” përbëjnë 27.2% të popullsisë së Gjermanisë.
Sipas të dhënave të nxjerra nga agjencia ky është numri më i lartë që nga viti 2005, kur ky sondazh u krye për herë të parë. Nga 82 milionë banorë që jetojnë Gjermani, rreth 22.3 milionë janë të lindur jashtë Gjermanisë ose kanë prejardhje jo gjermane.
Nga vijnë emigrantët?
Shumica e njerëzve me prejardhje migracioni e kanë origjinën nga Evropa dhe Azia. Rreth 7.5 milionë kanë lidhje me vendet e tjera të BE-së, 3.5 milionë me Lindjen e Mesme dhe 1.1 milion me Afrikën.
Turqia mbetet shteti me numrin më të madh të migrantëve në Gjermani, me 12%, e ndjekur nga Polonia me 10% dhe Rusia me 6%.
Çfarë gjuhësh flasin?
Anketuesit evidentuan se në 46% të rasteve, njerëzit me prejardhje migracioni komunikojnë ekskluzivisht ose kryesisht gjermanisht në shtëpinë e tyre. Turqishtja është gjuha e dytë më popullore, me 8% të njerëzve me prejardhje migrante që e flasin atë në shtëpi, e ndjekur nga rusishtja me 7% dhe arabishtja me 5%.
Po emigrantët ukrainas?
Raporti nuk përfshin të dhënat nga lufta ruse në Ukrainë, e cila që nga muaji shkurt bëri që miliona vetë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shifrat e vitit 2021 treguan se në Gjermani jetojnë rreth 308.000 ukrainas, shumica prej tyre emigrantë prej shumë vitesh.
Megjithatë policia gjermane njoftoi se që nga fillimi i luftës në Gjermani kanë mbërritur mbi 335,000 refugjatë ukrainas duke dyfishuar numrin e shtetasve ukrainas në vend. Numri real ka të ngjarë të jetë më i madh, pasi ukrainasit mund të udhëtojnë në Gjermani pa vizë. Gjysma e tyre janë fëmijë dhe të rinj.
Prej shumë dekadash ekonomia gjermane ka qenë shumë e varur nga punëtorët e huaj, ndërkohë që politikanët vitet e fundit kanë punuar për të joshur edhe më shumë emigrantë në vend.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, politikanët gjermanë dhe ata të BE-së janë përpjekur të frenojnë emigracionin e paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, duke u akuzuar për racizëm, kur krahasohen me solidaritetin e ofruar për refugjatët që vijnë tani nga Ukraina. /DW
Komisioni Evropian (KE) ka thënë se pozicioni i Serbisë ndaj...
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se s...
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby minimizoi provën e Rusisë...
Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomë...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka kryer me suk...
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës onlin...
Është pak e besueshme ose fare që një marrëveshje ndërmjet K...
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi të mërkurën, më ...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuar tha se numri i ...
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock po bën n...
Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin K...
Që nga ngritja e talebanëve në krye të vendit, dhjetëra mil...
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, m...
Rusia është përpjekur të marrë kontrollin e plotë të qytetit...
Katër persona, duke përfshirë tre punonjës të urgjencës, kan...
Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat e q...
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se ...
Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...