Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë se si ndryshimi i klimës ashtu edhe lufta kundër Ukrainës, janë të lidhura ngushtë me lëndët djegëse fosile? dhe me varësinë tonë prej tyre. Qeveria gjermane e pranon që klima dhe siguria kombëtare janë të lidhura me njëra tjetrën. Por deri tani kjo nuk ka mjaftuar për ta shkëputur Gjermaninë nga varësia prej naftës dhe gazit rus.
Forca e pushtimit rus, financuar nga shitja e gazit, qymyrit dhe naftës, tregon se furnizimi fleksibël dhe i pavarur me energji është çështje e sigurisë kombëtare. Dhe kjo siguri është e mundur vetëm nëse nuk mbështetet tek lëndët djegëse fosile dhe tek tregje të paqëndrueshme.
Varësia nga gazi rus do të mund të marrë fund përfundimisht vetëm në vitin 2024. Deri atëherë Rusia do të vazhdojë të furnizohet me mjetet financiare, që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koncerni shtetëror rus Gazprom, është furnizuesi më i madh me gaz i Rusisë dhe ka pasur vitin e kaluar të ardhura rekord. Të ardhurat që Rusia siguron nga nafta janë edhe më të mëdha. Sipas Transport & Environment, Europa paguan çdo ditë 285 milionë dollarë amerikanë për naftën ruse. Prej tyre, 65 milionë dollarë jepen cdo ditë nga Gjermania, importuesi më i madh europian i naftës ruse.
Ndalimi i rrjedhjes së këtyre rrymave të parave do të përbënte problem të madh për Rusinë e Putinit dhe do të rriste efektet e embargos amerikane të naftës. Asnjë vend tjetër në Europë nuk është aq i varur nga importet ruse, sa është Gjermania. Varësia nga furnizimet me energji prej Rusisë e pengojnë Gjermaninë të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
Po ashtu, varësia nga lëndët djegëse fosile shumëfishon rreziqet ekzistuese të sigurisë: Lufta rrezikon sigurinë energjetike gjermane, rrezikon të krijojë krizë të kostove të jetesës, dhe nxit dyshimin tek mirëqenia afatgjatë e vendit. Varësia gjermane nga importet e lëndëve djegëse ruse ndikon si përshpejtues zjarri në luftën e Ukrainës dhe vështirëson marrjen fund të saj.
SHBA do jetë partnere në diversifikimin e furnizimit me energji, por zgjidhjet afatshkurtra nuk duhet t`i venë vulën zgjidhjeve të së ardhmes në çështjet e furnizimit me energji. Me prioritet janë ulja pa humbur kohë e kërkesës për gaz duke rritur efiçiencën energjetike dhe heqja dorë me vendosmëri nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.
Këto pakësojnë edhe rreziqet e mëdha nga ndryshimi i klimës: prej përmbytjeve, që kanë marrë disa jetë njerëzish tashmë në Gjermani, prej valëve të të nxehtit që goditën Evropën verën e kaluar. Ndryshimi i klimës mund të nxisë tensionet sociale, politike dhe ekonomike dhe mund të destabilizojë shtetet edhe në ato vende ku nuk shkakton direkt konflikte.
Komisioni i BE ka njoftuar tashmë se do të reduktojë që këtë vit importet e gazit nga Rusia, me dy të tretat. Njëkohësisht ai do që të ngrejë dhe zgjerojë energjitë e renovueshme, të nxisë inovacionet në sektorin e energjive të pastra si dhe të rrisë eficiencën energjetike. Green Deal europian, mund të kthehet në nxitësin kryesor të daljes nga kriza dhe krah lëvizjes pro-klimës, mund të gjejë mbështetje edhe në sektorin ushtarak. Organizata amerikane për sigurinë ushtarake ndërkombëtare International Military Council on Climate and Security (IMCCS) e ka kuptuar se Green Deal do të kthehet në forcën nxitëse të diplomacisë ndërkombëtare në fushën energjetike. Njëkohësisht, ne i bëjmë thirrje BE-së, që të ndjekë një qasje më të madhe integruese për sigurinë në çështjet e klimës: Ndërthurja e masave të zhvillimit, diplomacisë dhe politikës së sigurisë me financimin e mbrojtjes së klimës është faktori vendimtar për stabilizimin dhe paqen e rajoneve të rrezikuara.
Rruga drejt furnizimit me energji pa përdorimin e fosileve ka filluar, nga Gjermania dëgjohen shumë sinjale shpresëdhënëse. Investimet e pashembullta në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh, shoqëruar nga dhënia e 90 miliardë eurove të tjera për mbrojtjen e klimës (të cilat i shtohen 110 miliardë eurove të miratuara tashmë), janë sinjale pozitive që tregojnë se Gjermania është e ndërgjegjshme se me investimet për mbrojtjen e klimës investon njëkohësisht për paqen dhe stabilitetin.
Hapi tjetër ka të bëjë me vënien në lëvizje të të gjitha mjeteve për kthesën energjetike dhe nxitjen e inovacioneve në sektorët si mikrorrjetet ose teknologjitë më të mira për bateritë. Edhe nëse Gjermania do të kalojë një ditë tek energjia e gjelbër, do të vazhdojë të ketë nevojë për lëndët e para me rezerva të kufizuara si për shembull metalet e rralla, që zenë një vend të vogël por të rëndësishëm në teknologjitë e fitimit të energjive të renovueshme. Duhen parë me kujdes cilat janë mënyrat me të cilat konfliktet dhe shkëputjet e rrugëve tregtare shkaktojnë rrezikimin e zinxhirëve të furnizimit. Dhe duhen zvogëluar varësitë nga furnizuesit destruktivë të energjisë.
Bashkëpunimi transatlantik do të luajë një rol vendimtar. Roli drejtues i SHBA tek investimet në energjinë e gjelbër, si dhe marrja e shumicës për planet e Joe Bidenit për klimën, do të krijojnë sigurinë në treg, parakusht për ngritjen e energjive të erës dhe diellit dhe teknologjive për prodhimin e hidrogjenit të lëngshëm me rrugë të gjelbërta.
Dhe në vlerësimin e gjendjes së sigurisë, NATO duhet të trajtojë energjitë jo-fosile dhe uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit, si shtylla të rëndësishme të sigurisë globale. Lufta në Ukrainë është katastrofë humanitare dhe tregon qartë rreziqet e Rusisë së Putinit për botën. Një reagim i vendosur i Gjermanisë për t`i dhënë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, mund të kthehet në katalizator për një zhvillim drejt një sigurie më të madhe gjeopolitike dhe në çështjet e klimës, në Europë dhe në botë./DW
Rusia është përpjekur të marrë kontrollin e plotë të qytetit...
Katër persona, duke përfshirë tre punonjës të urgjencës, kan...
Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat e q...
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se ...
Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përg...
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë rus...
Nga Hans Kundnani “The Guardian”Ndonëse Emanuel Makron u par...
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, ...
Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berli...
Ish-presidentja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Me...
Serbia po i reziston vendosjes së sanksioneve kundra Rusisë,...
Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të nj...
Ukraina dhe Rusia kanë dështuar të pajtohen për hapjen e kor...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron që bota të...
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri j...
Ukraina është zotuar se forcat e saj në Mariupol do të lufto...
Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton se Serbia do të vazhd...
Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë p...
Katër raketa kanë goditur rajonin e Lvivit në Ukrainë, sipas...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...