Prishtina: Aspak tolerancë ndaj strukturave paralele të Serbisë
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri j...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron që bota të dëgjojë të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë, prandaj ushtarët rusë po vrasin gazetarët, tha Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase që është strehuar në Kosovë, teksa nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftuan se edhe tre gazetarë ukrainas kanë shprehur interesimin që të vijnë në Kosovë.
Gjatë një konference për media në Prishtinë, ajo tha se të paktën 21 gazetarë në Ukrainë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë të zhdukur në qytetin e Mariupolit, qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Ajo shprehu falënderim për Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e popullit të Ukrainës në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon. Po ashtu ajo tha se qytetarët e Kosovës e dinë se nëpër çfarë situate po kalon populli ukrainas, pasi të njëjtit kanë përjetuar një luftë të ngjashme.
?Në Rusi lufta në Ukrainë quhet operacion i posaçëm ushtarak. Për Ukrainën kjo është tragjedi e madhe dhe gjenocid, për këtë arsye Putini nuk ka interes që bota të dëgjojë të vërtetën prandaj po vriten gazetarët?, tha Makey.
Ajo foli për vrasjen e fotoreporterit Maks Levin, i cili u gjet i vrarë në rajonin e Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga ky rajon në fillim të prillit.
?Rusët nuk shikojnë se ne na shkruan Press në xhaketat tona, por qëllimi i tyre fatkeqësisht? është që të vrasin gazetarët, tha ajo.
Makey ka arritur në Kosovë më 17 prill, në kuadër të programit ?Gazetarët në Rezidencë?, program i iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Ky progam në Kosovë zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Gazetarëve ukrainas do t’iu ofrohen të gjitha mundësitë për të ushtruar profesionin e tyre nga Kosova.
Gazetarja ukrainase përshkroi edhe ditën e 24 shkurtit, kur nisi pushtimi i Ukrainës, duke kujtuar se disa kohë më parë ajo kishte qenë në një koncert filarmonie, ku kishte dëgjuar muzikë të mirë dhe mëngjesin e 24 shkurtit ishte zgjuar me zhurmat e avionëve rusë që fluturonin mbi banesën e saj.
Ajo tha se e gjithë familja e saj është gjallë dhe gëzohet për mundësinë që të mund të vazhdojë punën e saj nga Kosova. Ndërkaq, tregoi po ashtu se familjarët e saj në Rusi nuk i kanë besuar se forcat ruse po sulmojnë Ukrainën, duke thënë se sulmet po kryen nga pala ukrainase.
Ndërkaq, Flutura Kusari, bëri të ditur se gazetarët jo vetëm nga Ukraina, por edhe shtete të tjera që konsiderohen të rrezikshme për gazetarët, mund të aplikojnë në programit ?Gazetarët në Rezidencë?.
Aktualisht ajo tha se e kanë një listë prej 30 personash që kanë aplikuar dhe tre prej tyre kanë shprehur interesimin që të vijnë në Kosovë.
?Faza e dytë është që të pyesim këta gazetarë a duan të qëndrojnë në Gjermani apo të vijnë në Kosovë. Prej tyre, tre specifikisht kanë kërkuar që të vijnë në Kosovë, ndërkaq një numër tjetër thonë se nëse është programi i gatshëm, jemi të interesuar të shkojmë ose në Gjermani ose në Kosovë?, tha Kusari.
Ajo shtoi se pas kësaj gazetarët i nënshtrohen një procesi verifikimi, edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.
Kusari tha se janë të gatshëm që të strehojnë edhe familjarët e gazetarëve, nëse ka kërkesa të tilla.
Sipas saj, gazetarët që vijnë në Kosovë, do të mund të qëndrojnë për gjashtë muaj. Ata do të marrin 500 euro në muaj pagë, 300 euro do të kenë për qira dhe 1,000 për udhëtim. Këtyre gazetarëve po ashtu do t?iu ofron shërbime sociale dhe psikologjike.
Në mars, Qeveria e Kosovës tha se është e gatshme të strehojë 20 gazetarë ukrainas dhe për këtë ndau 150,000 euro.
Kosova po ashtu ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian./REL
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri j...
Ukraina është zotuar se forcat e saj në Mariupol do të lufto...
Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton se Serbia do të vazhd...
Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë p...
Katër raketa kanë goditur rajonin e Lvivit në Ukrainë, sipas...
Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gaze...
Forcat ukrainase po luftojnë forcat ruse në Mariupol. Ndërko...
BE-ja po cakton 50 milionë euro shtesë në fonde humanitare p...
Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe në luftën “e pakupti...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia d...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy , i ka kërkuar pres...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po luf...
Gjatë luftës, Ukraina ka publikuar rregullisht përllogaritje...
Rusia po pret të dielën që luftëtarët ukrainas në qytetin po...
Kur Frieda eci për herë të parë në litar, në vitin 1938, Hit...
Dy motra në një apartament në Varshavë po bëjnë fletushka, p...
Irani ka konfirmuar se ka zhvendosur centrifugat në uzinën b...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur ...
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione për bankat...
Kush mendon, se vetëm në SHBA ka teori konspirative që rrezi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...