Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomën e ndenjes dhe hap televizorin. Çdo mëngjes, që nga 24 shkurti. Sikur ta kishte për detyrë. 95-vjeçarja do të dijë nëse ukrainasit vazhdojnë luftën kundër pushtuesit rus. Ajo do që të jetë bashkë me ta, edhe nëse vetëm nga kolltuku ku është ulur.
Traczyk-Stawska e di mirë çfarë do të thotë të luftosh: Gjatë Kryengritjes së Varshavës kundër pushtuesit gjerman më 1944 ajo ka qenë ushtare 17 vjeçare, pjesëtare e ushtrisë polake në ilegalitet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo mundohet të sjellë në kujtesë zhurmat, zërat dhe shijet e asa kohe. Nganjëherë ajo mbyll sytë dhe fillon të flasë ngadalë, sikur kërkon të shijojë çdo fjalë.
Në ditët e para të luftës unë pashë se si gjermanët vranë një foshnjë,? tregon Wanda Traczyk-Stawska dhe ul kokën. “Deri në ato momente unë nuk e kisha menduar kurrë se njerëzit mund të jenë kaq të poshtër”. Që nga ajo ditë ajo donte të rritej sa më shpejt që të ishte në gjendje të luftonte.
“Unë e urrej luftën, është gabimi më i madh i njerëzimit,” thekson Traczyk-Stawska.
Por që prej dy muajsh ajo konfrontohet me frikërat e saj. ?Do të doja më mirë të mos jetoja më për të parë çfarë po shoh, por meqë jam ende në jetë ndihem e detyruar të luftoj. Dhe mund ta bëj këtë vetëm duke i bërë thirrje botës: Ndihmoni ukrainasit!”
Traczyk-Stawskës i kujtohet mirë ndjenja e të mospasurit mbrojtje në luftën kundër gjermanëve. Fakti që qielli i Ukrainës, qëndron ?i hapur”, pra pa zona ndalim fluturimi, i kujton asaj 1944-ën. “Ne nuk kishim në atë kohë mbrojtje kundërajrore. Dhe avionët nuk mund të qëllohen me pistoletë. Ne na duhej të shihnim të pambrojtur si bombat lëshoheshin mbi shtëpitë tona. Kjo është trauma jonë më e madhe.”
“Ajo që është duke ndodhur aktualisht është barrë e madhe për njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore,” shpjegon Agnieszka Popiel, psikiatre dhe psikoterapiste në Universitetin e Varshavës, SWPS. Profesorja që drejton bashkë me një kolege Klinikën për terapinë e sjelljes konjitive, përqëndrohet mes të tjerash edhe tek traumat. Shkolla e lartë e saj ka ngritur një hotline për njerëzit që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe vazhdojnë të ndihen të frikësuar dhe të shqetësuar për familjarët ose kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur.
Stanislaw Walski ka përjetuar dhimbje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka lindur në vitin 1933, vitin kur Hitleri mori pushtetin në Gjermani. “Sulmi i Rusisë e shkatërroi psiqikën time. Mbas gjithë atyre mizorive që kam përjetuar në Luftën e Dytë Botërore unë mendoja se ajo nuk do përsëritej kurrë. Por për fat të keq dalin gjithnjë njerëz të sëmurë që bëjnë luftë,” thotë ai në një bisedë telefonike me Deutsche Wellen.
Sot 88-vjeçari jeton në Breslau. Ai merr pjesë në aksionin ?Kurrë më luftë” të qendrës historike “Zajezdnia” (Depo). Njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore dënojnë në filma të shkurtër luftën në Ukrainë. Në videon e tij, Walski, tregon se kur ka qenë 11 vjeç, e kanë marrë dhe futur në kamp në Neumarkt/Oberpfalz. Për vite me radhë ai shihte një ëndërr se si duke qëndruar pezull në ajër, përbindsha përpiqen ta kapin për këmbësh.
“Unë mendoj se psiqika e një fëmije, siç kam qenë unë në atë kohë, nuk është në gjendje të përballojë pamjen e kufomave. Pamjen e njerëzve që binim mbi telat me gjemba,” tregon Walski. Atij i kujtohen zhurmat, erërat dhe uria e madhe. ?Ishte e papërballueshme. Kur më binte ndonjë mizë në gojë, nuk e pështyja por e haja.”
Agnieszka Popiel thotë se njerëzit e moshuar kujtojnë më shumë çfarë kanë përjetuar në vitet e rinisë, se sa çfarë kanë përjetuar kohët e fundit. “Përjetimet e asaj kohe janë lidhur fort me kujtesën, ato çfarë kanë ndodhur në vitet e vonshme, kur forca të lëshon, kujtohen gjithnjë e më pak.” Prandaj kujtimet nga rinia kthehen të përforcuara.
Psikologia shpjegon se njerëzit ngrenë pa vetëdijë një mekanizëm mbrojtës: Kush ka përjetuar tmerre, ruan në kokë ngacmime konkrete si zhurma, erëra ose imazhe, për ta përgatitur trupin në të ardhmen që të mbrohet në situata të ngjashme.
“Unë dëgjoj shpesh të thuhet se ne kemi qenë një brez i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi qenë njësoj si njerëzit sot,? thotë Wanda Traczyk-Stawska. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo përsërit disa herë se nuk i këshillon gratë ukrainase të qëndrojnë në Poloni, që është kthyer në linjë fronti, por të shkojnë më në perëndim. “Unë e di që gratë mendojnë për burrat që kanë lënë në luftë. Dhe duan të jenë afër tyre. Por ky është gabim! Për burrat që kanë qëndruar në luftë, është e rëndësishme që të dinë se gratë dhe fëmijët e tyre ndodhen në siguri.?
Kur ndahem duke e falenderuar, luftëtarja e Luftës së Dytë Botërore kujton se asaj i duhet të falenderohet për mundosinë që i jepet të flasë direkt me gjermanët. “Unë dua që Gjermania të luftojë për paqen në botë. Nuk ka paqe sa kohë vazhdon lufta. Gjermanët ngurrojnë shumë.”
Para se të largohem. Wanda Traczyk-Stawska thotë me zë të vendosur: “Po të isha më e re do të isha duke luftuar me ukrainasit.” Ajo thotë se njerëzit në vendin fqinjë nuk duhet të dorëzohen. Ajo është e bindur se Ukraina do të fitojë: ?Sepse njerëzit atje e dinë njësoj si unë çfarë rëndësie ka liria dhe çfarë do të thotë dinjitet njerëzor.”/DW
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka kryer me suk...
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të platformës onlin...
Është pak e besueshme ose fare që një marrëveshje ndërmjet K...
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi të mërkurën, më ...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuar tha se numri i ...
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock po bën n...
Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin K...
Që nga ngritja e talebanëve në krye të vendit, dhjetëra mil...
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, m...
Rusia është përpjekur të marrë kontrollin e plotë të qytetit...
Katër persona, duke përfshirë tre punonjës të urgjencës, kan...
Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat e q...
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se ...
Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përg...
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë rus...
Nga Hans Kundnani “The Guardian”Ndonëse Emanuel Makron u par...
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, ...
Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berli...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...