Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Përgjimet i kanë ?zbardhur? faqen Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pothuajse të gjitha operacionet që në gjuhën e përditshme cilësohen si të bujshme, janë zhvilluar, pasi janë mbledhur prova me anë të përgjimit.
Arben Kraja, kreu i SPAK, në raportin e vitit 2021, flet për qindra e mijëra përgjime.
Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 411 autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi.
Gjithashtu janë dhënë 1204 vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat, 224 Vendime Lejim Përgjimi, 400 Vendime Vleftësimi, 580 Vendime Zgjatjeje.
Po, gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Në vitin 2021, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato të hetuara për veprën penale të korrupsionit (nenet 244, 245, 245/1, 258, 259, 319, dhe 319/ç, 328) me 67 proçedime penale/850 pajisje fundore; më pas janë ato të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike (283/a/2, 333/a, 334) me 45 procedime penale/928 pajisje fundore.
SPAK përmend disa procedime që janë finalizuar me masa të ndryshme sigurimi nga Gjykata përgjatë viteve 2020-2021.
Procedimi 211 viti 2021, regjistruar për veprat penale 287, 333/a, është finalizuar (shkurt 2021) me ndalimin e 3 personave dhe janë sekuestruar vlera monetare të konsiderueshme (rreth18 milion Euro).
Procedimi 102/2 viti 2020, regjistruar për veprat penale 283/a, 333/a, 334, 319/ç, 259 është finalizuar operacioni, ku Prokurori i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masave të sigurimit për 7 persona.
Procedimi 199 viti 2020, regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, u finalizua me arrestimin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetëror që kanë mbajtur funksione publike.
Procedimi Nr. 277 viti 2020, regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, u finalizua me arrestimin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetëror që kanë mbajtur funksione publike.
Procedimi Nr. 36 viti 2019, Nr. 148 viti 2020, Nr. 178 viti 2020, 249 viti 2020, 251 viti 2020, regjistruar për veprat penale sipas neneve 283, 333/a, 334 të kodit penal, janë finalizuar operacionet me rreth 100 persona të arrestuar dhe u sekuestruan në cilësinë e provës sasi të konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike.
Janë disa zyrtarë kryesisht për çështje tenderash që kanë rënë në kurthin e përgjimeve të SPAK.
Ndërsa SPAK, kishte ?vendosur kufjet? për të përgjuar trafikanët e drogës, kanë dalë në dritë edhe emra zyrtarësh.
Historia e ish zv- ministres Rovena Voda doli nga një përgjim trafikantësh droge që teksa afatet përgjuese zgjaten prej 2019 ndaj një durrsaku që dyshohet se trafikon drogë në Itali, në rrjetë bien edhe persona të tjerë që për shkaqe të ndryshme komunikojnë me këdo pranë tij.
Në këtë mënyrë një i afërm i trafikantit të dyshuar doli në përgjime teksa ndërhyn për të liruar pesë të rinj që posedonin 4 gramë hashash.
Ndonëse ky shtetas u kujdes të kryente takime fizike përballë me shoferin e prokurorit Edmond Karriqit, ish prokuror dhe në burg aktualisht, u vërtetuan takimet në një lokal në Kavajë por edhe konvertimi i valutës në euro.
Në të njëjtën ?grackë? ra edhe Voda, e cila lakohej nga një bisedë grash në telefon, njëra prej të cilave ishte e afërme e të dyshuarit si trafikant.
Edhe ajo po tentonte të punësohej dhe krejt lirshëm bisedonte me mikeshën avokate, që nga ana tjetër ishte pika e kontaktit me ish Ministren e Brendshme.
Edhe gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha, e cila sot është në burg, është përgjuar nga SPAK.
Nga përgjimi i Hoxhës, e pësuan edhe të tjerë, si sekretarja e Gjykatës, nëj avokat dhe një mjek.
Ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, ra në ?rrjetën? e përgjimit, edhe pse e kishte kuptuar ai nuk mundi t?i shpëtonte burgut.
Edhe prokurori Maksim Sota doli në përgjimet që u finalizuan me operacionin ?Shpirti?.
Sota akuzohet për shpërdorim detyre. Në dosjen mbi operacionin shpirti ku janë arrestuar 18 persona dhe disa të tjerë të shpallur në kërkim, thuhet se një prej drejtuesve të grupit kriminal Ilirjan Duçellari kishte lidhje me prokurorin dhe se ky i fundit i kishte gjetur një shtëpi me qira. Detajin e ka treguar një prej të arrestuarve Mariglen Shusha i cili pretendon se ka jetuar në një shtëpi me prokurorin Sotan dhe se ky i fundit ishte në dijeni të trafikut të drogës dhe rrjetit kriminal./CNA.al
Politika shqiptare ka nisur urimet për besimtarët katolikë p...
Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të...
Ambasada e amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë ...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Ditën e sotme ka nisur procesi i zgjedhjeve për kreun e degë...
Në muajin korrik Ilir Metës i përfundon mandati si president...
Fetë monoteiste festojnë. Jo së bashku po në një kohë. Të Pr...
Lëvizja e automjeteve në Unazën e Madhe do të devijohet për ...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot pikat e platfor...
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operac...
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve...
Aktivistja Evi Kokalari, ka dalë me një reagim të fortë në r...
Janë mbyllur zgjedhjet edhe në Kuçovë.Përmes një njoftimi, K...
Të dielën votohet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë, d...
Gazetarja Anila Hoxha, ka dalë me një tjetër reagim, pas ati...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Historiania Elena Kocaqi e ka ndarë mendjen për të qenë Pres...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elekt...
Berisha është magneti i lëvizjes më të madhe që ka ndodhur n...
Ish deputeti, Halit Valteri ka folur lidhur me zhvillimet e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...