web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti bën deklaratën e fortë/ “Rakipi nuk flet kot, ka informacione për Bashën”

16 Prill 2022, 16:02, Aktualitet CNA

Ish deputeti, Halit Valteri ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

I pyetur mbi akuzat që deputeti Ornaldo Rakipi bëri ndaj Bashës për shpalljen non-grata të të atit, Valteri u shpreh se besonte se kishte informacione se ish kryedemokrati ishte i përfshirë në këtë gjë.

?Ai është mendimi i tij personal. Por përderisa e ka përmendur këtë gjë, nuk besoj ta ketë thënë kot, do të thotë që ka informacione. Luli këtë punë ka bërë, nuk është se ka bërë ndonjë punë tjetër. Siç bëri me Berishën besoj se ka bërë edhe me faktorë të tjerë në politikë?, tha ai.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ku do të angazhohet krah PS-së, Valteri u shpreh se fitorja do të ishte e padiskutueshme dhe se PD mund edhe mos të fitonte asnjë bashki.

?Unë tashmë jam pjesë e partisë Socialiste, do presim të na caktohen detyrat që do na caktohen dhe do jemi në vijën e parë për të bërë përpjekje në mënyrë që të fitojmë. Nuk ka diskutim që PS do fitojë zgjedhjet në vitin 2023. Shuma pak bashki, mund të numërohen me gishta për të mos të thënë se PD nuk do mund të fitojë asnjë.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga