Shukrov: Fëmijët ukrainas në Shqipëri vazhdojnë arsimimin
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në inte...

Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i institucionit të ministrisë së Bujqësisë, është kallëzuar në Prokurori rreth tre javë më parë .
Shkak i këtij kallëzimi janë shkeljet dhe abuzimet me detyrën kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti, por në fakt në atë kohë ministër thonin se ishte Vojo Bregu, sekretari i përgjithshëm i institucionit, i cili tashmë ka përfunduar në prokurori.
CNA.al ka mësuar se rreth 20 ditë më parë është kallëzuar në prokurori nga ministria e Bujqësisë Vojo Bregu, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Auditimi i KLSH-së ka nxjerrë në pah abuzimet e Bregut në disa tendera. Sipas KLSH-së, Bregu ka bërë shkelje të rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525 milion lekë pa tvsh të këtij tenderi.
Abuzime janë gjetur edhe në prokurimin e “blerjes së pajisjeve për shërbimin veterinar”, ku fondi i përcaktuar është dy herë më i lartë se ai i tregut. Procedura është sërish negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Shkelja më flagrante e konstatuar është mosargumentimi i nevojave të emergjencës, pasi fondet ishin të parashikuaar dhe nuk ndodheshin para rastit të nevojës immediate.
Në tenderin për “sistemin e monitorimit me kamera të hidrovoreve”, KLSH ka vërejtur problematika të mëdha për plotësimin e kritereve nga kompania fituese. Katalogët e pajisjeve nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe nuk është argumentuar ftesa për negociim. Oferta fituese është në vlerën 99% të fondit limit, duke krijuar dyshime se kjo garë ka qenë me fitues të paracaktuar.
Po ashtu, edhe në procedurat e prokurimit “blerje kafshe të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” janë vërejtur shkelje. Në këtë tender mungon baza ligjore për miratimin e fondit, që është dy herë më i lartë se çmimi i tregut.
Nga auditimi është gjetur se tenderat janë fituar nga bashkimi i operatorëve në kundërshtim me ligjin, pasi rezulton se nuk janë plotësuar kushtet, duke qenë se operatori ka pasur mungesë të eksperiencës, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesë të punonjësve të kualifikuar dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vërtetimi i bilanceve.
Menjëherë pasi është njohur me auditimin dhe me shkejet e lartpërmendura, ministria e Bujqësisë ka kallëzuar penalisht Vojo Bregun.
Ky është një tjetër zyrtar i LSI që përfundon pas akuzave për shpërdorime me detyrën. Ai shpesh ka qenë një personazh i përfolur për korruspion dhe me shumë bëma e gjëma në ministrinë e Bujqësisë, por tashmë akuza duket e qartë, ministria ka bërë kallëzimin e tij, i cili është marrë për tu proceduar nga Prokuroria.
Ditët e fundit Bregu është shfaqur nëpër media duke kërcyer nga belaja. Në ekrane ai është shfaqur sikur po bën opozitarizëm, por mesa duket për të shpëtuar lëkurën nga akuzat edhe Vojo kërkon ta çojë vëmendjen te politika pasi dosja e akuzave ndaj tij përmban rreth 500 faqe dhe Vojo Bregu duket i zhytur deri në fyt./ CNA.al
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në inte...
Besimtarët katolikë në mbarë botën kremtojnë Pashkët. Mesazh...
Industria e kanabisit është rritur në mënyrë të shpejtë vite...
Tashmë e “Dita pa makina”, do të kthehet në një traditë, nga...
E shtuna deri në orët e mesditës do të mbetet në ndikimin e ...
Ministrja e Edi Ramës, Elisa Spiropali, mbrëmjen e sotme, e ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke nisur nga ne...
Ish deputetja Rudina Hajdari, është shprehur se babai i saj ...
SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë zhvilluar ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, shkruan në Twitter se teksa re...
Presidenti Ilir Meta ka dënuar me ashpërsi sulmet e dhunshme...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me guver...
SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë zhvilluar ...
Sot media gjermane “Spiegel.de”, raportoi se kryeministri Ed...
Ka ndryshuar sërish çmimi për karburantet. Bordi i Transpare...
Një vendim i Krimeve të Rënda (që sot është SPAK), që në vit...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm një ditë më parë në ...
Ka zgjatur më shumë se dy dorë marrja në pyetje e ish Minist...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur sërish për aferën e...
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të dëshmojë sot para ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...