web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet pjesa e parë/ Korçarët pretendojnë 11-metërsh, Berisha “fal” të kuqtë

17 Prill 2022, 15:38, Sport CNA

Partizani luan ndaj Skënderbeut ndeshjen e javës së 29-të teksa të kuqtë kërkojnë të hedhin pas shpinë dështimin në Kupë pas eliminimit në gjysmëfinale ndaj Vllaznisë. Objektivi Europë është më së i mundshëm nga kampionati teksa tekniku Dritan Mehmeti ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare, që nuk ka shumë ndryshime dhe në fushë zbresin të zakonshmit me sulmin që udhëhiqet nga treshja Cara-Skuka-Stenio Jr.

Nga ana tjetër, Skënderbeu mbetet në pozita kritike duke qenë se është në fundin e tabelës së klasifikimit dhe me pak shanse për mbijetesë. Megjithatë, trajneri Skënder Gega ka përzgjedhur lojtarët titullarë të cilët do të provojnë të marrin pikë përballë të kuqve. Në portë rikthehet Rexhepi, po ashtu edhe Zguro, ndërsa në sulm Mara dhe Berisha janë në mbështetje të Pusit.

REZULTATI LIVE:

PARTIZANI 0-0 SKËNDERBEU

KOMENTI LIVE:

45+1? Mbyllet pjesa e parë!

31? Berisha humbet shansin e artë, i cili nuk finalizon mirë me kokë përballë Alban Hoxhës.

29? Loja është e përqendruar në mesfushë, me të dyja skuadrat që nuk duan të rrezikojnë.

14? Berisha rrëzohet brenda zonës dhe korçarët pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari vendos të vazhdojë lojën.

8? Rrapaj lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.





Lajmet e fundit nga