web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti-Luftë e ftohtë Meta-Veliaj/ Zbardhet shkaku i përplasjes

13 Prill 2022, 09:18, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është ankuar pranë Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në lidhje me deklaratat e kryetarit të Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, se presidenti po bllokon procesin e  emërimit të  ambasadorëve.

Me anë të një letre, ku Meta vë në dijeni edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Meta shkruan se deklaratat e Veliaj ?janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme,  të cilat synojnë vetëm të spostojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës.

?Në vijim të bashkëpunimit të deritanishëm institucional për çëshjet e rëndësishme të politikës së jashtme dhe debatit mbi përgjegjësitë që kemi të gjithë përballë popullit shqiptar dhe opinionit publik dëshiroj t’ju bëj me dije se deklaratat e Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve nga ana e Presidentit Republikes janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme,  të cilat synojnë vetëm të spostojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës.

Edhe një herë ju bëj më dije juve dhe nëpëmjet jush gjithë opinionit publik se Presidenti i Republikës nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë në ndonjë vend apo organizatë ndërkombëtare.

Përkundrazi është treguar shumë bashkëpunues dhe i përgjegjshëm duke dekretuar në kohë dhe në respekt të ligjit propozimet e kësaj qeverie për Ambasadorë apo Shefa Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet mike apo organizatat ndërkombetare.

Dishiroj ti bëj me dije Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë se prej kohësh kam komunikuar me përfaqësuesit e qeverisë për rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike.

Duke shprehur keqardhjrn time për mënyrën se si kjo çështje kaq e rëndësishme u nëperkëmb, u politizua dhe u bë publike në mënyrë të padenjë, mendoj se është në  nderin e Komisionit të Politikes së Jashtme dhe anëtarëve të tij, rolit të tij të pazëvendësueshëm në fushën e politikës së jashtme, që këtë çështje ta bëjë jo vetëm pjesë të debatit të brendshëm, por edhe të kërkesë-llogarisë ndaj qeverisë dhe të gjithë atyre që e kanë për detyrë të respektojnë ligjin, të respektojnë trupën diplomatike shqiptare dhe dinjitetin e saj përfaqësues dhe të qartësojë të vërtetën e deklaratave dashakeqe të Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, dhe njëkohësisht për të çbllokuar në mënyrë të menjëhershme procesin e rifreskimit dhe emërimit të duhur të Ambasadorëve?, shkruan ndër të tjera Meta./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga