web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sanksionet progresive nuk funksionojnë me një autokrat”/ Eurodeputeti ashpërson tonet në PE

6 Prill 2022, 14:40, Kosova & Bota CNA

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Parlamentin Evropian, duke e lënë të shtangur shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Verhofstadt ka kritikuar ashpër politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, arsyeja që sanksionet progresive të ndërmarra nga BE-ja nuk kanë rezultat drejtuar një autokrati si Putin. Verhofstadt tha se të tilla sanksione funksionojnë vetëm në demokraci.

Ai shtoi se duhet të sanksionohen 6 mijë persona të cilët e rrethojnë Vladimir Putinin, listën e të cilëve e ka përgatitur Alexey Navalny, i njohur si një nga kritikët më të mëdhenj të Kremlinit. Navalny madje u tentua të helmohej dhe momentalisht vuan në burgjet ruse.

?Këta janë njerëzit që duhet t?i godisni. Duhet të vendosim një pako të plotë sanksionesh?, ka thënë eurodeputeti belg, duke kërkuar që të ndryshohet strategjia e Bashkimit Evropian./ CNA.al





Lajmet e fundit nga