web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hidhet sot shorti për Botërorin "Katar 2022"

1 Prill 2022, 06:46, Sport CNA

Do të hidhet sot ora 19:00 në Doha (Katar) shorti për finalet e Kampionatit Botëror, “Qatar 2022” ku do ndahen Grupet e 32 finalisteve pjesëmarrëse në këtë kompeticion prestigjoz. Katari si vend organizator do të jetë në vazon 1, plus 7 ekipet e tjera të para të renditjes FIFA. Kjo do të thotë që përveç të zotëve të shtëpisë, asnjë prej kombëtareve të tjera nuk do të ketë favorizime si kokë grupi, por gjithçka varet nga renditja e fundit e FIFA-s.

Me përjashtim të Europës, gjatë shortit nuk do të lejohet që në një grup të ketë skuadra nga kontinente të njëjta. Kjo do të thotë se skuadrat afrikane; amerikane-veriore e qendrore; amerikanojugoret dhe aziatiket nuk do të mund të përplasen mes tyre në fazën e grupeve.  Për sa u përket europianeve, të cilat do të jenë 13, ato do të ndahen në 5 grupe me nga dy ekipe dhe tri grupe do të kenë nga 1 kombëtare.





Lajmet e fundit nga