web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikë dhe panik, një hajdut hyn në shtëpinë e Beckham

31 Mars 2022, 10:49, Sport CNA

Frikë e madhe për familjen Beckham. Një burrë i maskuar arriti të hynte në vilën në Londër, ndërsa David, Victoria dhe vajza e tyre ishin brenda. Sipas gazetës Daily Mail, hajduti arriti të thyente një dritare në katin e sipërm, sakaq banorët e shtëpisë ishin në katin e parë.

Ish futbollisti i Manchester United, Beckham ka telefonuar policinë, por ishte tepër vonë, pasi grabitësi ishte larguar pasi kishte marrë disa pajisje elektronike që vlenin mijëra euro. Në të njëjtën zonë, atë natë, u raportua se ishte tentuar të vidheshin edhe 2 shtëpi të tjera.

Vlen të theksojmë se Londra nuk është vendbanimi i përhershëm i Beckham, pasi ky i fundit pëlqen të jetojë ndonjëherë edhe në Paris.





Lajmet e fundit nga