web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do luajë Roko Vata me Shqipërinë? Bulku tregon çfarë ka thënë Rudi Vata

30 Mars 2022, 19:33, Sport CNA

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vatës, po shkëlqen me përfaqësueset e moshave të Irlandës dhe për shumëkënd, ka lindur pyetja nëse FSHF i ka bërë një ftesë apo jo mesfushorit të talentuar i cili edhe dje shënoi në eliminatoret e Europianit ndaj Bullgarisë.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje trajneri i Shqipërisë U17, Ervin Bulku, i cili në ?SuperSport? ka argumentuar se ishte vetë djaloshi që kishte bërë zgjedhjen.

?Rudi Vata ka dalë e ka deklaruar se ?djali im ndjehet irlandez?. Kështu që??, ishin fjalët e Bulkut, duke mos konfirmuar gjithsesi nëse i është bërë apo jo një ftesë direkte Roko Vatës.

Ky i fundit, që në vitin e kaluar mund të kishte qenë nën drejtimin e Bulkut me përfaqësuesen U17, por luajti me atë të Irlandës, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, duke e ndihmuar që të kualifikohej në fazën e dytë të Europianit.





Lajmet e fundit nga