web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamos i dëmtohet portieri dhe mund të humbasë sezonin

31 Mars 2022, 06:56, Sport CNA

Lajme jo të mira për Dinamon në prag të sfidave shumë të rëndësishme me Egnatian dhe Kastriotin, vendimtare për mbijetesën pasi janë dy rivalët direktë, që ka humbur portierin Simon Simoni për shkak dëmtimi.

Lezhjani 17-vjeçar pësoi një dëmtim në gju me Shqipërinë U-21 gjatë pjesës së dytë të ndeshjes me Anglinë dhe doli nga fusha me barelë, duke alarmuar drejtuesit e Dinamos.

Një ditë më pas Simoni ka kryer rezonancën magnetike dhe ka rezultuar se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa u mendua në fillim. Portieri i Dinamos mori një goditje të fortë në gju dhe tani, sipas burimeve pranë klubit kryeqytetas, duhet të bëjë disa ditë pushim dhe pastaj të nisë terapinë për fazën e riaftësimit.

Parashikimi është se Simoni do të qëndrojë minimumi një muaj jashtë fushave, por gjasat janë që ta ketë mbyllur që tani sezonin. Vendin e tij do ta zërë Romeo Harizaj, i cili gjatë sezonit është alternuar në formacion me Simonin.





Lajmet e fundit nga