web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ballkani Perëndimor është në luftë hibride”/ Kurti: Qendra rajonale e Sputnikut është në Beograd

22 Mars 2022, 15:01, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë me BBC World News Service foli në lidhje me një zgjerim të mundshëm të luftës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, ku ripërsëriti shqetësimin se diçka e tillë mund të bëhet reale, për sa kohë Beogradi vijon të mbetet një satelit rus në Ballkan. Kurti shpjegoi se qendra rajonale e Sputnik-ut në Ballkanin Perëndimor është në Serbi, me të cilët shpjegoi edhe atë që e quajti një luftë hibride në rajon.

?Padyshim që ka një luftë hibride në gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor sepse ka përfaqësues të ndryshëm në rajonin tonë që janë të ndikuar drejtpërdrejt dhe ndoshta edhe të financuar nga Kremlini, përkatësisht Serbia fqinji jonë verior nuk e njeh Republikën tonë, por edhe Republika Srpska në Bosnje kanë lidhje shumë të gjera dhe të forta me Moskën. Jemi të shqetësuar, por nuk kemi frikë, jemi shumë vigjilentë, sepse është në interesin e Kremlinit të përhapë luftë, konflikt diku tjetër në mënyrë që të shkaktojë destabilizimin e Evropës kontinentale drejt asaj që besoj se është qëllimi i Presidentit despotik Putin, një tjetër konferencë e Jaltës e ngjashme me atë të Luftës së Dytë Botërore. Qendra rajonale e Sputnik-ut në Ballkanin Perëndimor është në Beograd. Pra, lufta hibride është e mbushur me narrativa të rreme dhe dezinformata për të mbajtur lart moralin e ushtarëve rusë dhe për të pasur rekrutim në gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor për organizata të ndryshme ekstremiste të krahut të djathtë?, deklaroi Kurti

Ai mohoi akuzat e zyrtarëve të lartë rus se Kosova ka dërguar luftëtarë për t?iu bashkuar trupave ukrainase sikurse edhe pretendimet e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavror se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë njësoj me ato të ndërhyrjes së ShBA-së dhe NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

?Në mesin e viteve ?90 ne patëm gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë. Në fund të viteve ?90, 19 vende të NATO-s u bashkuan për të ndaluar gjenocidin në Kosovë. Ishte gjenocidi i dytë në Evropën kontinentale që nga Lufta e Dytë Botërore. 19 vende arritën konsensus për të bombarduar Jugosllavinë dhe Serbinë. Duhet të ketë qenë shumë keq sepse 19 shtete i thanë po bombardimit të një vendi dhe falë ndërhyrjes së NATO-s gjenocidi serb në Kosovë u ndal. Më herët se në pranverën e vitit 1999 kemi pasur 20 mijë gra të dhunuara nga policët dhe ushtarët serbë. 860 mijë persona u deportuan jashtë vendit tonë, 80% e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Kemi ende sot 1600 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, dhe mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe nuk ka drejtësi për të gjitha këto mizori, dhe NATO ndërhyri atëherë?, u shpreh kryeministri i Kosovës. / CNA.al





Lajmet e fundit nga