Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Ukraina nuk pranon kapitullimin në Mariupol, pavarësisht ultimatumit rus. Para valës së refugjatëve ukrainas, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehet, se çdo vend në Europë duhet të pranojë refugjatë.
Ukraina ka refuzuar ultimatumin për dorëzimin e qytetit të rrethuar Mariupol tek forcat ruse. “Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim armësh”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Irini Veretshuk për gazetën “Ukrajinska Pravda”, të hënën në mëngjes. Kjo i është bërë e ditur palës ruse.
Gjeneralmajori rus, Mihail Misinzev deklaroi të dielën duke iu referuar Mariupolit, se ka një “katastrofë humanitare të tmerrshme”. Të gjithë atyre që dorëzojnë armët, do t’u garantohet një lëvizje e lirë nga Mariupoli.” Për këtë do të hapet një korridor të hënën paradite, ka bërë të ditur drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes. Sipas Misinzev edhe civilëve do t’u mundësohet largimi nga qyteti në drejtim të Rusisë apo të zonave të kontrolluara nga Ukraina. Sipas palës ruse në Mariupol gjenden ende 130.000 vetë. Këshilli bashkiak i këtij qyteti kishte akuzuar Rusinë, se ka dërguar banorët në Rusi kundër vullnetit të tyre.
Ukrainasit Largohen nga Mariupol
Ndërkohë negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë në ujdi për një videokonferencë të hënën. Këshilltari i presidentit ukrainas, Myhajlo Podoljak u shpreh se “të dyja grupet e punës kanë punuar së fundmi intensivisht”. Por sipas të dhënave të Podoljkas bisedimet për fundin e luftës mes dy vendeve mund të zgjasin disa javë. Por ka shenja, sipas tij, se pozicioni i Moskës është më “i përshtatur” dhe më realist, sipas këshilltarit të presidentit Zelensky. Rusia kërkon çmilitarizimin e vendit dhe neutralitetin e Ukrainës. Ukraina ka sinjalizuar gatishmëri për neutralitetin, po kërkon garanci të forta nga perëndimi. Nga ana tjetër Kievi këmbëngul për paprekshmërinë territoriale.
Baerbock dëshiron shpërndarje ndërkombëtare të refugjatëve
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka kërkuar solidaritet brenda Europës para valës së madhe të refugjatëve nga Ukraina. “Do të vijnë akoma edhe shumë shumë njerëz të tjerë. Ne do të duhet t’i shpërndajmë nga kufiri i jashtëm europian”, tha politikanja e gjelbër pas një vizite në një strehimore refugjatësh në Hanover. Këtë apel ajo dëshiron ta përsërisë në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel të hënën. “Çdo vend në Europë duhet të pranojë njerëz”, kërkoi Baerbock. “Ne duhet të çojmë njerëzit edhe përtej Atlantikut.”
Baerbock viziton një strehimore refugjatësh
Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden dëshiron të vizitojë Poloninë. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se Biden, siç ishte parashikuar, do të marrë pjesë të enjten në samitin e NATO-s , BE.së dhe G7-s në Bruksel. Të premten ai do të udhëtojë në Varshavë për një takim me presidentin polak, Andrzej Duda. Do të flitet edhe për krizën humanitare, që ka shkaktuar “kjo luftë e pajustifikuar dhe pa arsye e Rusisë kundër Ukrainës” bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë./DW
Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se ka shqetës...
Gjermania dhe Katari kanë rënë dakord për një partneritet af...
Për refugjatët ukrainas në Poloni, fjala magjike këto ditë ë...
Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për lirinë e vendit të ty...
Associated PressTrupat ruse të dielën, më 20 mars, intensifi...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka njoftuar ...
Rusia ka vite që dërgon mercenarë në vendet afrikane. Të dhë...
Shumë vende kanë folur për përpjekjet e tyre për të prodhuar...
Udhëheqësi i grupit kriminal, i cili akuzohet për krime brut...
Pasi u mbajtën peng nga trupat ruse për më shumë se tre javë...
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një adresim për...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tentuat të qetëso...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha sot pwr “Fac...
Elita politike dhe e biznesit në Rusi thuhet se po mbledh nj...
Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se disa mijëra banorë i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në një video-mesazh...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë një parashikim në ...
Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i g...
Dhjetë milionë persona, mbi çereku i popullsisë, tashmë janë...
Papa Françesku iu bëri thirrje liderëve të Rusisë dhe Ukrain...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...