Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Gjermania dhe Katari kanë rënë dakord për një partneritet afatgjatë energjetik për të reduktuar varësinë nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës, tha të dielën ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Habecku, i cili është në një vizitë në dy vende në Gjirin Arab, takoi Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në Doha. “Dita fitoi një dinamikë të fortë,” tha Habecku, duke shtuar se Emiri kishte premtuar më shumë mbështetje sesa priste Gjermania.
“Edhe pse ne mund të kemi ende nevojë për gazin rus këtë vit, në të ardhmen nuk do të jetë kështu. Dhe ky është vetëm fillimi,” shtoi Habecku. Katari është një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Në një kohë që vizita e ministrit pritej gjerësisht të siguronte furnizimin me LNG të Gjermanisë, Habecku tha se marrëveshja mbulonte gjithashtu zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe masat për të promovuar eficiencën e energjisë.
Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Ekonomisë në Berlin konfirmoi më vonë se ishte arritur një marrëveshje. “Kompanitë që erdhën në Katar me [Habeckun] tani do të fillojnë negociatat e kontratës me palën e Katarit?, tha zëdhënësi.
Berlini planifikon të sjellë LNG në Gjermani duke e ngarkuar në bordin e anijeve. Por nuk ka terminale për ta pranuar atë për shkak të varësisë së trashëguar nga gazi i tubacionit.Gjermania ka njoftuar plane për të ndërtuar dy terminale të rinj LNG, por ata nuk ka gjasa të përfundojnë përpara vitit 2026.
Udhëtimi i Habeckut tani vazhdon në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat po ripozicionohen si një qendër e gjelbër hidrogjeni.
Emiratet e Bashkuara Arabe mund të ndihmojnë gjithashtu Gjermaninë të arrijë qëllimin e saj afatgjatë për kalimin në burime më të pastra të energjisë. Gjermania po shqyrton mënyra për të diversifikuar burimet e saj të gazit natyror për ta bërë vendin më pak të varur nga Rusia.
Megjithatë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndaluar eksportet ruse të naftës, Gjermania thotë se do të duhen disa muaj ose më shumë për të diversifikuar furnizimet e saj. Berlini tashmë ka pezulluar licencën e funksionimit për gazsjellësin e ri Nord Stream 2, i cili do të transportonte gazin natyror rus në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik.
Megjithatë, shoqata gjermane e industrisë së energjisë BDEW tha javën e kaluar se pjesa e Rusisë në furnizimin me gaz në Gjermani në periudhën janar-mars, e cila nuk është publikuar zyrtarisht, mbeti në 40%.
Një grup ekonomistësh vlerësuan javën e kaluar se vendet e BE kanë transferuar më shumë se 13.3 miliardë euro (14.7 miliardë dollarë) në Rusi për naftë, gaz natyror dhe qymyr që nga fillimi i luftës./DW
Për refugjatët ukrainas në Poloni, fjala magjike këto ditë ë...
Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për lirinë e vendit të ty...
Associated PressTrupat ruse të dielën, më 20 mars, intensifi...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka njoftuar ...
Rusia ka vite që dërgon mercenarë në vendet afrikane. Të dhë...
Shumë vende kanë folur për përpjekjet e tyre për të prodhuar...
Udhëheqësi i grupit kriminal, i cili akuzohet për krime brut...
Pasi u mbajtën peng nga trupat ruse për më shumë se tre javë...
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një adresim për...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka tentuat të qetëso...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha sot pwr “Fac...
Elita politike dhe e biznesit në Rusi thuhet se po mbledh nj...
Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se disa mijëra banorë i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në një video-mesazh...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë një parashikim në ...
Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur i g...
Dhjetë milionë persona, mbi çereku i popullsisë, tashmë janë...
Papa Françesku iu bëri thirrje liderëve të Rusisë dhe Ukrain...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ...
Qyteti port Mariupol mbrohet kryesisht nga regjimenti “Azov”...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...