web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Motorri përplas këmbësorin dhe më pas një makinë/ Plagosen tre persona

19 Mars 2022, 18:05, Kronika CNA

Policia ka njoftuar se një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin ?Migjeni? në Unazën e Re. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj.

Policia bën me dije se si pasojë e këtij aksidenti, kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia sqaron se puna në vendngjarje nga grupi hetimor për zbardhjen e detajeve është duke vijuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga