web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merr fund lufta?/ Rusia dhe Ukraina kanë gati marrëveshjen e paqes

18 Mars 2022, 16:12, Kosova & Bota CNA

Delegacionet negociuese mes Ukrainës dhe Rusisë, prej ditësh vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje e cila do të çonte në dhënien fund të sulmeve dhe vendosjen e paqes mes dy vendeve.

Një nga negociatorët rusë, Vladimir Medinskyka bërë sot me dije se dy vendet janë pranë një marrëveshjeje. Sipas tij, është rënë dakord për statusin neutral të Ukrainës dhe mos aplikimin për antarësim në NATO.

?Çështja e statusit neutral dhe mos-anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një nga pikat kyçe të bisedimeve, kjo është pika në të cilën qëndrimet e të dy palëve u afruan sa më shumë?, shpjegoi Medinsky.

Antarësimi i Ukrainës në NATO, ka qenë arsyeja kryesore e cila ka shtyrë Rusinë të nisë sulmin ushtarak që çoi në luftën e cila është konsideruar më e madhja me të cilën është përballur Europa që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore./ CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga