Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga John R.Deni ?Wall Stret Journal?
Disa analistë perëndimorë shpresojnë se presidenti rus Vladimir Putin do të rrëzohet nga pushteti përmes një grushti shteti. Por ndërsa gjasat për një ngjarje të tillë janë të diskutueshme, një gjë është e sigurt:nëse Putin do të largohet nëpërmjet një puçi, cilido
që do ta zëvendësojë atë, do të përballet me të njëjtët stimuj por edhe elementë dekurajues në politikën e brendshme.
Dhe kjo ka të ngjarë ta çojë në vijimësi qasjen konfrontuese të Rusisë përkundrejt Perëndimit. Shkenca politike dhe historia na tregojnë shumëçka mbi mënyrën se si nisin, vijojnë dhe përfundojnë regjimet autoritare.
Në rastin e regjimeve autokratike tejet të personalizuara siç është sot Rusia e Vladimir Putin, sundimtarët shpesh luftojnë deri në fund për të mbetur në pushet, dhe regjimi që pason zakonisht nuk është demokratik.
Për më tepër, një regjim i ri rus pas Putinit do të sundonte të njëjtin vend, më i madhi në botë deri tani në aspektin gjeografik, dhe me kufij relativisht të pambrojtur dhe shumë të përshkueshëm.
E pozicionuar në udhëkryqin e Euroazisë, kufijtë e Rusisë kanë qenë ndër shekujsh objekt rivalitetesh dhe konfliktesh me fqinjët në perëndim, lindje dhe jug. Sipas një studimi, që nga viti 1800 Rusia ka përjetuar mesatarisht një herë në 33 vjet një pushtim nga një vend që ndodhet tej kufijve të saj perëndimorë.
Rezultati ka qenë një ndjenjë pothuajse e përhershme dobësie dhe pasigurie brenda Rusisë. Ajo ka nxitur një mjedis politik të brendshëm, në të cilin ata që ndjekin qasjen e konfrontimit dhe kundërshtimit në politikën e jashtme – qofshin Carët, kryetarët e Byrosë Politike apo presidentët – priren që të arrijnë një sukses politik më të madh, sesa ata që favorizojnë bashkëpunimin dhe integrimin.
Në vitin 1993, kur Rusia kishte një nevojë emergjence për ndihmë ekonomike nga jashtë, presidenti rus Boris Jelcin e paralajmëroi presidentin e Shteteve të Bashkuara Bill Klinton që të mos i jepte shumë ndihma, pasi opozita politike konservatore e brendshme e Jelcinit, mund të pretendonte se Rusia i ishte nënshtruar plotësisht SHBA-së.
Njëkohësisht, qeveria e Jelcinit ishte e detyruar që të distancohej nga e ashtuquajtura ?qasje perëndimore në politikën e jashtme?, dhe të zhvendosej drejt një nacionalizmi shumë agresiv, për të zbehur peshën e kritikëve konservatorë në vend.
Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin e ka përmendur zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut si një kërcënim për sigurinë ruse, edhe pse ky zgjerim u shoqërua me një paqëtim të paprecedentë të Evropës.
Ndërsa NATO u zgjerua, shpenzimet e saj për mbrojtjen, nivelet e trupave dhe aftësitë ushtarake ranë në të gjitha vendet anëtare. Nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe deri në vitin 2014, kur Rusia e pushtoi për herë të parë Ukrainën, numri i trupave amerikane në Evropë ra përafërsisht nga 300.000 në vetëm 61.000.
Trupat kanadeze dhe britanike, ishin larguan plotësisht nga kontinenti, Gjermania i dha fund rekrutimit ushtarak, dhe e shkurtoi me 2/3 madhësinë e ushtrisë së saj. Shpenzimet në sektorin e mbrojtjes ranë në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë Evropën.
Kjo dobësi shkaktoi panik në korridoret e NATO-s kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Megjithatë për të ndërtuar dhe konsoliduar autoritetin politik dhe popullaritetin në Rusi, Putin e demonizoi Perëndimin, dhe e portretizoi zgjerimin e NATO-s si një rrezik për vendin e tij.
Pra, edhe pse një grusht shteti në Moskë, mund t?i jepte fund luftës katastrofike të Rusisë në Ukrainë, një sundimtar apo një regjim i ri do të përballej me të njëjtët stimuj politikë të brendshëm, dhe ka të ngjarë të përfundonte duke u sjellë në mënyra të ngjashme me udhëheqësin aktual.
Shënim: John R.Deni është profesor në Institutin e Studimeve Strategjike në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, dhe autor i librit ?NATO dhe Neni 5:Aleanca Transatlantike dhe sfidat e shekullit XXI mbi mbrojtjen kolektive?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministria e Jashtme kineze i quan “fake news” raportet në me...
Australia dhe Japonia kanë shtuar sanksionet ndaj Moskës. Ka...
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov është arrestuar...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se ...
Shumë shtete janë përballur me rritje të pa precedent të ccm...
Presidenti i amerikan Joe Biden ka ashpërsuar sërish tonet n...
Presidenti Joe Biden njoftoi sot 800 milionë dollarë ndihma ...
Këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, My...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar një kriz...
Ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad tha se Sllovakia ë...
Serbia vijon të këmbëngulë në faktin që nuk do të marrë sank...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri me dije dje sei ka s...
Agjencia amerikane e Inteligjencës, ka bërë të ditur për “Ne...
Presidenti i Rusisë, Vladimr Putin, ka folur në lidhje me sa...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Bri...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim s...
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se “ekzi...
Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët pë...
“Efektet ekonomike të luftës në Ukrainë nuk mund të përcakto...
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...