web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Konfirmoi se sulmi rus në Ukrainë është i pajustifikuar”/ Meta reagon ndaj vendimit të GJND-së për Rusinë

16 Mars 2022, 17:56, Politikë CNA

Presidenti  Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar mbi vendimin e publikuar sot nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku urdhërohej Moska të pezullojë ccdo sulm mbi Ukrainë. Ai ka shkruar në rrhetin social Facebook, se lufta dhe sulmet ruse mbi Ukrainë, janë të pajustifikuara dhe të paprovokuara nga pala ukrainase, sicc përpiqet ta paraqesë Moska.

?Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.  Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina?, shkroi Meta.

Presidenti ka rikonfirmuar mbëhstetjen e Shqipërisë për popullin ukrainas dhe rezistencës që po i bëhet sulmeve ruse.

?Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane?, përfundoi ai./ CNA.al

 

GJND urdhëron Rusinë të ndërpresë operacionet ushtarake mbi Ukrainë/ ?Kievi dhe Moska të mos marrin veprime që zgjeron mosmarrëveshjen?





Lajmet e fundit nga