web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisni ngrehinën e SHQUP-it!

16 Mars 2022, 10:26, Politikë CNA

Në Partinë Demokratike është instaluar kaosi, dhe përgjegjës kryesor për këtë është Lulzim Basha.

I shtrënguar pas karriges së kryetarit, kundër vullnetit të demokratëve, Basha e ka kthyer selinë e PD-së në një ngrehinë.

Serialin e humbjeve dhe të dështimeve, Basha e pasoi me blindimin e selisë së PD, duke ndërruar bravat e dyerve dhe duke ngritur mure të brendshme.

Duke e shndërruar kështu selinë e PD-së, thjesht në një ngrehinë që vetëm për demokratët më nuk është.

Në fakt ngrehina e SHQUP-it, ku fshihet Basha, është objekti që duhet braktisur, është një vend që u është  marrë pronarëve me histori ish -oficerash, që nuk i duhet PD-së.

Ndoshta është koha që të braktiset ky objekt dhe të gjendet një tjetër me qira.

Pasi ato që kanë ndodhur në atë godinë as për imazh mediatik nuk bën më.

Fasada e saj, është njollosur nga  ngjarjet që kanë ndodhur, dhe që kulmuan me dhunën e ushtruar ndaj demokratëve nga Lulzim Basha dhe mercenarët e tij me 8 Janar 2022.

Edhe sikur Luli do të rrijë vetë atje në atë ngrehinë,  duhet lënë i  vetëm atje.

Ajo ngrehinë nuk është pika ku do të mblidhen demokratët dhe të shpërndajnë fitoret ajo është ngrehina e humbjeve.

Ngrehina e Lulzim Bashës, është simbol i humbjeve dhe dështimeve dhe si e tillë, nuk është e denjë për fitoret e demokratëve në të ardhmen./CNA.al





Lajmet e fundit nga