Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Partia Demokratike qartazi ka tashmë tre pole brenda saj të cilat po përpiqen të marrin drejtimin, apo të mbajnë drejtimin, siç është rasti i Bashës.
Le t?i shohim një nga një kush janë tyre grupimet kryesore brenda Partisë Demokratike. Por, dhe disa emra që mund të quhen poli i katër, por në fakt kurrë nuk kanë mundur të jenë të tillë.
Së pari, është Grupi i Rithemelimit. Është shumica absolute e PD-së, e provuar kjo edhe nga zgjedhjet e 6 Marsit. Është grupi që ndjek nga pas ish-kryeministrin Sali Berisha, deputetë të cilët kanë kundërshtuar ashpër vendimin e 9 shtatorit, për përjashtimin e tij. Një pjesë e madhe e tyre mbështetës të Lulzim Bashës deri në 9 shtator. Nuk folën asnjë fjalë edhe pse Basha humbi zgjedhjet e 25 prillit.
Por, u hidhëruan pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar, I PD-së, në datën në 9 Shtator, dhe dolën haptazi kundër Lulzim Bashës. Megjithëse për tetë vite në Opozitë kishin qënë bashkëpunëtorët kryesorë të Luli, mbështetësit kryesorë të tij, por edhe shkatërrimtarët e strukturave të Partisë Demokratike. Kjo është e vërteta e parë në sy.
E filluar nga vetë Berisha, si një mbështetës i paepur i Lulzim Bashës, edhe pas 25 prillit. Më pas tradhëtia e largoi.
Basha është një produkt i Berishës.
Grupi i Rithemelimit, i cili është pas Berishës në shumicën e tij ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të Lulzim Bashës. Përfshirë këtu Edmond Spahon, Edi Palokën, Flamur Nokën, Luan Baçin, e kështu me radhë.
Poli i dytë është poli i njerëzve të Bashës, që kanë ikur në 6 Mars.
Pra, në rast se Grupi i Rithemelimit dhe një grup deputetësh u larguan nga Basha pas datës 9 Shtator, dhe I dolën kundër pas përjashtimit të Berishës, apo atij grupimi iu atashuan edhe disa personazhe të tjera politike që kishin filluar në 2017 kundërshtinë ndaj Lulzim Bashës, dhe në 2013 kishin qënë mbështetës të tij për t?u zgjedhur kryetar i PD-së, grupimi i dytë ka një afat kohor më të gjatë në mbështetje të Lulit.
Pra, i duhej të qëndronte deri në 6 Mars. Të lexonte rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit, kur nga 9 Shtatori deri në 6 Mars, kemi një ngjarje, që është 8 Janari. Grupimi i cili sot po jep dorëheqjen, përfshirë këtu Agron Gjekmarkajn, Ervin Salianjin, Grida Dumën dhe shumë personazhe të tjera, janë individë që në 8 Janar ishin brenda selisë së PD-së dhe dolën e me gjuhë kriminale kanë sulmuar demokratët që ishin në protestë.
Për më tepër, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferraj janë personazhet që thirren Policinë e Shtetit, që ajo të ndërhynte dhe të dhunonte demokratët. Janë këta personazhe që ishin brenda selisë së PD-së që dhunuan demokratët. Siç ishte rasti i Ervin Salianjit, i fotografuar me një bisht lopate në dorë, që në disa foto duket se nga kati i dytë godet demokratët që tentojnë të hyjnë në seli.
Ky grupim ku është si personazh kryesor Grida Duma janë ata mbështetës të flaktë të Lulzim Bashës, në çdo orë, në çdo ditë, në çdo çast, nga 2013 dhe deri më sot.
Disa prej tyre kanë hyrë në PD me ?brekë të grisura?, e janë bërë milionerë. Kuptohet për shkak të mbështetjes së Lulit. Pa asnjë kontribut politik, pa asnjë mbështetje politike. Pa asnjë votë në bazë, me ?meritën e madhe? të 8 Janarit. Me qëndrimin pas Bashës edhe pas 9 Shtatorit, me përjashtimin e Berishës. Me qëndrimin pas Bashës edhe pas dështimit të 25 prillit. Disa prej tyre të futur deputetë në vitin 2017 nga lista skandaloze e Bashës. Janë ata që po përpiqen të dalin kundër, për të krijuar një fraksion brenda PD-së. Një fraksion ndoshta që kërkon të jetë shumica, me një artikulim, ?të ikë Lulzim Basha?. Por, shumica e tyre pretendojnë se duhet të ikë edhe Sali Berisha.
Megjithëse Berisha ka grupin e tij dhe nuk ka nga çfarë të ikë, sepse nuk ka asnjë post zyrtar. Thjeshtë dhe vetëm po kërkon të kandidojë për kryetar i PD-së.
Poli i tretë është grupi i njerëzve të Lulit. Janë mbështetësit e tij të paktë që i kanë ngelur nga pas, si Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku, e disa personazhe të tjerë të cilët duket se tashmë kanë humbur çdo lloj mbështetje, por po i qëndrojnë besnik kryetarit. Këta dhe Gaz Bardhi e disa të tjerë mendojnë se mund të mbajnë fort çelësat e selisë së PD-së, partia është tyre dhe duke pasur logon mund të ecin përpara.
Askush prej tyre nuk mendon se shumë afër janë zgjedhjet e lokale, dhe partia e Lulit nuk do të mundet dot të gjejë as kandidatë për kryetarë bashkie e jo më të katandisë pa komisionerë e vëzhgues siç ndodhi në zgjedhjet e fundit, të 6 Marsit.
Është dhe grupi i katërt, le ta quajmë, jo pol, i cili është grupi i të heshturve. Por, këta nuk janë të organizuar, nuk janë të bashkuar. Janë më të pavarur. Siç janë deputetët Alizoti, dhe deputetë të tjerë që kanë heshtur, nuk kanë mbajtur qëndrime dhe pretendojnë se janë jashtë betejave personale, po mbrojnë siglën. Artikulim ky i mbajtur edhe nga Grupi i Rithemelimit apo nga grupi i njerëzve të Lulit që u dorëhoqen pas 6 Marsit, të cillët gjithmonë përdorin fjalët si ?sigla, bashkimi, PD-ja?, e të tjera si këto.
Në fakt ky grup është më i distancuar nga palët që po konfliktohen brenda PD-së.
Ajo që mund të thuhet qartazi, është se tashmë PD-ja ka një pozicion tre-polar brenda vetes. Ku, mesa duket nga rreth 59 deputetë shumica janë në krahun e Rithemelimit dhe në krahun e dytë, atë të të larguarve pas 6 Marsit. Dhe Basha në një minorancë. Dhe kuptohet edhe grupi i fundit që ka disa individë, të cilët janë asnjëanës në konfliktin e brendshëm që ka në Partinë Demokratike.
Duket se po kalohet një situatë mjaft e vështirë në PD. Një situatë konfliktuale. Një situatë që vështirë se do të gjendet zgjidhje.
Formulat për bashkime, Kuvende Kombëtare, Komisione, e të tjera janë pika që nuk po gjejnë zgjidhje. Palët janë të ndarë në qëndrime. Berisha duket i vendosur me të tijët për të ecur drejt Kuvendit të 22 Marsit. Ai mban në fuqi Kuvendin e 11 Dhjetorit. Por, e vetmja lëvizje është ?shtrirja e dorës?, dhe thirrja që iu ka bërë deputetëve t?i bashkohen për të mos qënë të ndarë dhe për të qënë në krah të tij apo Grupit të Rithemelimit, e cila është dhe shumica absolute e PD-së.
Nga ana tjetër janë të gjitha dyshimet se politika është një lojë me shumë porta dhe grupi i dytë i të dorëhequrve pas 6 Marsit të jetë thjeshtë dhe vetëm një skenar i Lulzim Bashës, si lojë për të mos lejuar bashkimin e PD-së, apo lidershipin e Berishës, për të pasur kushtëzime dhe të tjera përplasje në rast të një bashkimi, ku shumica të përbëhet nga njerëzit e kontrolluar dje nga Basha. E shumë e shumë argumente e fakte të tjera.
Gjithësesi fakti është se sot PD është në një pozicion mjaft të vështirë. Më të vështirë se kurrë, çka ajo që ndodhi në 9 Shtator, duket se është asgjë në krahasim me atë që po ndodh në këto ditë të para të marsit./CNA.al
Pas protestave të një dite, ish kryeministri Sali Berisha iu...
Dështimi i radhës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsi...
Pas anulimit të mbledhjes në orën 10.00 siç ka raportuar më...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha sa vjen e bëhet më q...
Humbja e turpshme e zgjedhjeve të 6 Marsit, ka bërë që një g...
Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se...
Deputetja Grida Duma, në një deklaratë për mediat para Kuven...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka lexuar në parlament rapo...
Deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji, sot në nj...
Vendet individuale të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që mund...
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, i dhanë një mesazh ...
Deputetja Ina Zhupa në seancën e sotme të Kuvendit ka folur ...
Kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha, në një deklaratë për med...
Avokati i njohur Genci Gjokutaj ka komentuar situatën politi...
Ditën e sotme, 10 mars 2022 do të mbahet seanca plenare Kuve...
Pas protestës nga qytetarët për rritjn e çmimeve në vend, LS...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sërish me krizë dhe l...
Rritja e çmimit të naftës është kryefjala e çdo gjëje. Sot, ...
Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6...
Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...