web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rritja e çmimeve/ Nuk ndalen protestat e qytetarëve, çfarë pritet të ndodhë sot

10 Mars 2022, 09:07, Aktualitet CNA

Pasditen e djeshme me mijëra qytetarë protestuan kundër rritjes së çmimeve si dhe abuzimit me rritjen stratosferike të çmimit të karburanteve.

Ndërkohë mësohet se në Tiranë, janë arrestuar 16 priotestues, si dhe janë vënë nën hetim pesë të tjerë.

Por, protesta e qytetarëve nuk do të ndalet.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, qytetarët kanë bërë thirrje për protesta të tjera kundër qeverisë edhe gjatë ditës së sotme.

Kështu sot në Tiranë, pritet një protestë kundër rritjes së çmimeve në orën 17.00 para kryeministrisë.

Gjithashtu protesta pritet të zhvillohen edhe në qytete të tjera./CNA.al





Lajmet e fundit nga