web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta për çmimin e naftës/ Rama vihet në lëvizje

10 Mars 2022, 10:51, Aktualitet CNA

Një ditë pas protestës për rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit  ka njoftuar se do të zhvillojë sot një bashkëbisedim me qytetarët, në orën 18.30  për krizën e energjisë dhe ndikimin e luftës në rritjen e çmimit të naftës.

Ndërkohë po sot priten të mbahen protesta në disa qytete. Protestat janë parlajmëruar në orën 17.00.

Për protestën e një dite më parë janë arrestuar 16 persona si dhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë edhe për dhjetra të tjerë./CNA.al





Lajmet e fundit nga