web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Duel magjik! Benzema përmbys i vetëm PSG-në dhe kualifikon në çerekfinale galaktikët e Realit

9 Mars 2022, 22:01, Sport CNA

Real Madrid ka kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas një fitore spektakolare përballë PSG-së. Një ndeshje që pas një ore lojë shihte parisienët thuajse të sigurt drejt kualifikimit, por që ndryshoi falë Karim Benzema, autor i tre golave në këtë duel.

Sfida tjetër mes Mançester Sitit dhe Sportingut të Lisbonës u mbyll në barazim pa gola!

FT Real Madrid-PSG 3-1
63?, 76?, 78 Benzema / 39? Mbape

78? GOOOL Real Madrid.Çmenduri në Bernabeu, tjetër gol i Benzema që përmbys fatin e  kualifikimit.

76? GOOOL Real Madrid. Modriç nis Vinicus i cili kombinon me kroatin përsëri, ky i fundit sheh Benzema dhe i jep një pasim të artë. Francezi nuk gabon përsëri para Donarumës.

73? Vinicius fal golin e avantazhit. Lojtari përfiton nga një gjuajtje e devijuar e Benzema për t?u shfaqur para Donaruma, por gjuajtja e tij kalon mbi traversë.

64? Benzema i afrohet golit të dytë teksa pas një harkimi nga e djathta gjuan përsëri me kokë, por pa gjetur katërkëndorin e PSG.

63? GOOOL Real Madrid. Gafë e pabesueshme e Donaruma i cili humb topin para Benzema, Vinicius e kthen përsëri te francezi i cili shënon me portën e boshatisur. 1-1

54? Mbape tund përsëri rrjetën pas një driblimi spektakolar ndaj Kurtua. Por sinjalizohet edhe një herë në pozicion jashtë loje.

39? GOOOOL PSG. Sprint i jashtëzakonshëm i Mbape i cili gjen hapësirë për të gjuajtur dhe godet në shtyllën e parë duke mposhtur Kurtua. 

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Militao, Naço, Alaba; Valverde, Kros, Modriç; Asensio, Benzema, Vinicius.
Trajner: K. Ançeloti

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Kimpembe, Nuno Mendesh; Danilo, Paredes, Verrati; Mbape, Mesi, Nejmar.
Trajner: M. Poçetino





Lajmet e fundit nga