web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sevilla dekurajon tifozët e West Ham, klubi spanjoll çmendet; 9999 euro bileta mbrapa porte

9 Mars 2022, 20:43, Sport CNA

Sevilla do të presë West Ham për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Europa League. Skuadra angleze nuk kishte arritur në këtë fazë të një gare europiane që nga Kupa e Kupave në sezonin 1980-81. Një ngjarje e madhe për tifozët e klubit anglez, të cilët megjithatë patën një surprizë të hidhur. Klubi spanjoll, në fakt ka vendosur çmimin e biletave mbrapa porte 9999 euro.

Sevilla dëshiron në këtë mënyrë të dekurajojë tifozët anglezë dhe ka bllokuar disa sektorë të stadiumit, të cilat do t?u dedikohen vetëm abonentëve të klubit. Prandaj, tifozët e West Ham duhet të paguajnë gati 10 mijë euro për një biletë pas portave, pa harruar se kësaj shifre të çmendur i duhet shtuar kosto e fluturimit dhe hotelit.

Kosto e fluturimeve mes Londrës dhe Sevillas këtë javë arriti çmime të ekzagjeruara. Flitet për rreth një mijë euro për person vajtje-ardhje. Hotelet dhe bujtinat në qytet kanë ndjekur shembullin dhe kanë rritur çmimet e tyre. Për tifozët e West Ham, ndeshja si miq në Sevilje po kthehet në një luks të vërtetë.

Ndryshe është situata për tifozët spanjollë. Çmimi i biletave për Rojiblancos është mjaft i ndryshëm. Në fakt, ajo fillon nga 35 euro dhe abonentët kanë akses në zbritje deri në 50%. Klubi andaluzian, siç shpjegon Marca, dëshiron të krijojë një atmosferë ?frikësuese? për të siguruar që skuadra e Julen Lopeteguit të ketë një avantazh në ndeshjen e parë. Prandaj klubi synon të mbushë stadiumin me tifozët e tij.





Lajmet e fundit nga