web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Real Madrid-PSG, formacionet zyrtare/ Ja si zbresin në fushë ekipet

9 Mars 2022, 19:09, Sport CNA

Real Madrid dhe PSG luajnë sot një finale të parakohshëm në Ligën e Kampioneve, që do të shërbejnë në fakt vetëm për një biletë mes 8 skuadrave më të mira në këtë edicion të turneut,

Francezët kanë fituar 1-0 sfidën e parë në shtëpi, me një gol të Kilian Mbape në fund të sfidës dhe do të përpiqen të sigurojnë një rezultat që t?i mbajë në këtë aktivitet i cili është kthyer në objektivin kryesor të pronarëve të klubit. Sigurisht, në sulm nuk  do të mungojë pikërisht Mbape, i cili në ?Santiago Bernabeu? do të jetë i vëzhguari special nga tifozët vendas të cilët e presin krahëhapur nëse nuk do të rinovojë me parisienët.

Nga ana tjetër, pas shumë dyshimesh, është vendosur që në radhët e vendasve të aktivizohet Toni Kros, i cili nuk ka qenë në formë optimale pas një dëmtimi. Kthimi i tij do të bëjë të ndjehet më pak mungesa e Kasemiros së pezulluar për këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid: Kurtua; Karvahal, Militao, Naço, Alaba; Valverde, Kros, Modriç; Asensio, Benzema, Vinicius.
Trajner: K. Ançeloti

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Kimpembe, Nuno Mendesh; Danilo, Paredes, Verrati; Mbape, Mesi, Nejmar.
Trajner: M. Poçetino





Lajmet e fundit nga