web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kohë kovidiane”/ Tritan kalo publikon fotot tronditëse, mesazhi i fortë

5 Mars 2022, 09:18, Lifestyle CNA

Mjeku i njohur infeksionist, professor Tritan Kalo vijon të përcjellë mesazhe të forta, në drejtim të klasës politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo ka publikuar disa foto tronditëse, ndërsa apelon pushtetarët të marrin masa për dezinfektimin, i cili sipas tij ka vite që nuk kryhet.

?Kohë kovidiane?.5.03.2022?..RIKUJTESË për drejtuesit e Pusht-shtetit vëndor të Kryeqytetit të Shqipërisë dhe të gjithë Shqiptarisë?.Bashkë me ruajtjen e cilësisë së ajrit që thithim, pastrimit dhe deratizimit, një prej detyrimeve të tij është edhe DEZINSEKTIMI, dezinsektim i cili ka vite që nuk kryhet?.Kjo është arsyeja sepse mushkonjat e fluturaket e tjera të cilat përgatiten të gëlojnë tash me ardhjen e Pranverë-Verës, kanë shkaktuar e me siguri do vijojnë të shkaktojnë pickime irrituese dhe infektuese sikundër mundet t?i shihni në fotot e mëposhtme?.KURRË NUK ËSHTË VONË PËR TË BËRË PUNË TË MIRA?.NOTËN PËR PUNËT E KRYERA e merrni vetëm nga NE, dhe jo prej konformistëve të qeverisjes qëndrore apo vendore, si dhe militantëve të delezuar pas jush?.Si qytetar, si taksapagues, si prind e si mjek nuk mundet të hesht, para shqetësimeve të cilat cënojnë cilësinë e jetës sime dhe të bashkëqytetarëve të mi?..Together forever!!!?-shkruan profesor Kalo./CNA.al





Lajmet e fundit nga