Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Edward Lucas ?Daily Mail?
Ata që e njohin Vladimir Putinin, thonë se ai ka fiksim një skenë veçanërisht të tmerrshme nga historia botërore e kohëve të fundit. Në tetorin e vitit 2011, diktatori libian Muamar Gadafi u shfaq në media i përgjakur në fytyrë, pasi u tërhoq zvarrë nga kanali në të cilin ishte fshehur si një mi gjirizesh gjatë ditëve të fundit të luftës civile në vendin e tij.
Gadafi iu lut rebelëve që t?i falnin jetën, para se të therej me bajoneta, dhe më pas të qëllohej vazhdimisht me armë:një fund shumë poshtërues, gjykuar nga pompoziteti i tij i mëhershëm. Po ashtu Putin e di se Cari i fundit i Rusisë dhe familja e tij u pushkatuan si qen nga revolucionarët bolshevikë në vitin 1917.
Nuk është çudi që ai është i fiksuar pas pamjeve të fundit të Gadafit. Putini është i fiksuar pas fundit brutal dhe të përgjakshëm që pati diktatorit libian Muammar Gadafi, dhe ai mund të ketë arsye që t?i frikësohet një skenari të tillë, teksa lufta e tij në Ukrainë po shkakton shumë dëme dhe trazira sociale në Rusi.
Por ndërsa pushtimi i përbindshëm i Putinit në Ukrainë po has shumë vështirë, disa analistë po pyesin:A mund të kthehen më në fund shumica e rusëve kundër njeriut qëka sunduar Rusinë në një formë apo tjetrën për 22 vite?
Ky tingëllon si një skenar fantastik. Putin jeton nën masa të larta sigurie, dhe ata që e takojnë i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme. Paranoja e tij u pa më së mirë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Makron, ku të dy ishin ulur në cepat e një tryezë disa metra të gjatë.
Udhëtimet midis rezidencës së tij dhe Kremlinit, ndodhin përgjatë rrugëve pa trafik dhe të patrulluara rreptësisht nga snajperët. Një aparat i madh sigurie merret çdo ditë me sigurinë e tij personale, duke përfshirë njësitë ushtarake që janë 24 orë në gatishmëri, dhe një rrjet të pavarur spiunazhi që mund të përgjojë cilindo.
Por për herë të parë në shumë vite, rusët po përjetojnë papritmas shumë probleme ekonomike. Ndërsa sanksionet e Perëndimit po shkaktojnë shumë dëme, vlera e monedhës kombëtare, rubla, është në rënie të lirë. Bankomatet po zbrazen me shpejtësi nga qytetarët në panik, dollarët po mbarojnë, dhe inflacioni po rritet.
Shtojini kësaj edhe rreth 5000 ushtarë rusë të vrarë në sulmin ndaj Ukrainës në vetëm pak ditë – me një numër ende të papërcaktuar robërish dhe të plagosurish – dhe pozitat e Putinit mund të fillojnë shumë shpejt që të lëkunden.
Por si mund të rrëzohet Putin?Për shembull, imagjinoni që në javët e ardhshme në Moskë të nisë një protestë e përditshme nga Nënat e Ushtarëve, një lëvizje e themeluar që në vitin 1989, për të bërë një fushatë kundër trajtimit brutal të rekrutëve rusë në Luftën e Agfanistanit.
Këto protesta nisin të përhapen me shpejtësi në qytete të tjera. Taktikat shtypëse të policisë çojnë në gjakderdhje, teksa në mbarë vendin bëhet virale fotoja e një gjysheje të rrahur dhe të gjakosur nga shkopinjtë e policisë.
Ndërsa shtohet zemërimi, dhe rritet numri i protestuesve, një komandant policie, babai i një rekruti adoleshent të vrarë në Ukrainë, kundërshton urdhrat e marra nga eprorët, heq skafandrën e tij dhe bashkohet me protestuesit. Ai bën një thirrje emocionuese për fundin e luftës, e cila bëhet virale në mediat sociale.
Edhe udhëheqësit rajonalë – guvernatorët dhe kryetarët e bashkive – nisin ta tradhtojnë Putinin. Në Moskë, turmat vërshojnë në Sheshin e Kuq, ndërsa brenda Kremlinit, Putin i tmerruar se mos pëson fatin tragjik të Gadafit, hipën në një helikopter që e çon atë në mërgim, fillimisht në Bjellorusi dhe ndoshta më vonë në Kinë.
Ose ndoshta mund të mos jetë turma që sulmon portat e Kremlinit, ajo që do t?i jepte fund sundimit të Putinit. Në vend të kësaj, ai mund të përballet me një puç nga brenda. Nëse opinioni publik po zhvendosej kundër diktatorit, shumë nga miqtë e tij do ta rrëzonin pa asnjë hezitim ose do ta vrisnin për të shpëtuar lëkurën e tyre.
Të indinjuar nga ?këneta? e krijuar në Ukrainë tërësisht për faj të Putinit, dhe të neveritur nga taktikat brutale që ata janë urdhëruar nga ai për t?u shkaktuar vuajtje miqve të tyre ukrainas sllavë, komandantët ushtarakë mund të organizojnë një rebelim.
Njësi të tjera të ushtrisë, të urdhëruara për të shtypur këtë rebelim, mund të vendosin që t?i bashkohen. Nëse do të ndodhte kjo, fati i Putinit do të ishte i përcaktuar. Truprojat e tij elitë mund ta mbrojnë atë nga vrasësit dhe terroristët, por jo nga tanket.
Ndërkohë, figurat që qëndrojnë në hije në agjencitë e sigurisë, shumë të vetëdijshëm se vendi i tyre po përballet me shpërbërjen, mund të shfrytëzojnë njohuritë e tyre për të neutralizuar truprojat e presidentit, dhe për ta arrestuar këtë të fundit.
Në rast se nuk do të rrëzohet nga qytetarët e Moskës dhe as nga miqtë e tij kleptokratë, mund të bëhen sërish të njëjtat gabime shekullore. Në provincat lindore të Rusisë, si në Siberi, Khabarovsk, njerëzit janë shumë të zemëruar për grabitjen e burimeve të tyre natyrore nga Kremlini.
Tatarët dhe Bashkirët, popuj etnikë që jetojnë në Rusinë Qendrore, e kujtojnë ende momentin shumë joshës të pavarësisë se tyre pas Revolucionit Rus të vitit 1917. Ata dhe popujt e tjerë nënshtetas e përçmojnë shtypjen e Moskës ndaj gjuhëve dhe kulturave të tyre. Shumë prej tyre nuk e cilësojnë veten si rusë.
Nëse krijohen kushtet e duhura, këto tensione etnike mund të degradojnë në një dhunë të egër. Dhe në një luftë civile në shkallë të plotë, mund të ndodhë gjithçka. Është e vërtetë, që çdo opozitë ndaj Putinit do të përballej me pengesa të frikshme.
Megjithatë, vetë ushtria ruse dhe agjencitë e saj të sigurisë,kanë mundësi dhe do ta largonin Putinin nëse do të arrijnë në përfundimin se diçka e tillë është e domodsoshme. Dhe masa e rusëve të zakonshëm ka një forcë të pamposhtur në numër.
Putin i di të gjitha këto. Unë u uroj fat armiqve të tij. Megjithatë edhe fundi i regjimit të tij do të ishte një perspektivë shqetësuese. Rënia e tij mund të përshpejtojë zhytjen e vendit në një luftë të re civile, dhe kjo është shumë shqetësuese pasi Rusia ka ende stokun më të madh të armëve bërthamore në botë.
Një Putin i çmendur dhe i bllokuar në cepin e ringut mund të sulmojë me këto armë, duke llogaritur se edhe rreziku i shkaktimit të apokalipsit bërthamor në botë është më i mirë sesa pësimi i të njëjtit fund si Gadafi. Edhe nëse do të mund të shmangej skenari i fundit të botës, kushdo që mund ta pasonte Putinin në krye të Rusisë, mund të mos jetë më i mirë se sa ?Djalli? që e njohim aq mirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...