web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barazimi ndaj Teutës, trajneri Longo jep dorëheqjen nga Kukësi

26 Shkurt 2022, 18:19, Sport CNA

Diego Longo ka vendosur të largohet nga drejtimi i Kukësit. Lajmi i papritur vjen nga Shkodra, ku verilindorët barazuan me shifrat 1-1 me Teutën.

Burime brenda skuadrës kanë bërë të ditur se trajneri u ka komunikuar lojtarëve vendimin për largimin e tij në mbledhjen menjëherë pas ndeshjes së sotme.

Tani pritet të mësohet nëse dorëheqja do të pranohet nga drejtuesit e Kukësit, të cilët kishin pretendime për titullin në këtë sezon, por e shohin skuadrën shumë larg kreut.

Trajneri kishte kërkuar edhe gjatë fazës së dytë largimin nga drejtimi, por më pas u bind që të qëndronte në pankinën e Kukësit dhe të vazhdonte projektin që kishte nisur vetë në verë.





Lajmet e fundit nga